Aktualitet18 Maj 2024, 16:38

Aksioni i SPAK, Klodiana Lala zbulon përse u shpall në kërkim ish deputeti i PS-së Arben Ndoka!

Shkruar nga Pamfleti

Aksioni i SPAK, Klodiana Lala zbulon përse u shpall në kërkim ish

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë të tjera detaje për mega-operacionin e policisë, ku u lëshuan 50 urdhër-arreste dhe u sekuestruan rreth 4,5 milionë euro.

Lala dha ndër të tjera edhe arsyen se përse u shpall në kërkim ish-deputeti Socialist, Arben Ndoka.

Gazetarja theksoi se ish-deputeti i PS-së dyshohet se ka nisur një fushatë për të ekzekutuar të gjithë ata persona, që ai mendonte se kanë marrë pjesë në vrasjen e vëllait të tij, Aleksandër Ndoka.

I vetmi njeri politik i shpallur në kërkim është Arben Ndoka, ish-deputet i PS. Ai kishte nisur fushatë për ekzekutimin e të dyshuarve për vrasjen e vëllait të tij. Në këtë kuadër, dyshohet se ai është ndihmuar edhe nga efektivë të lartë policie. Klodian Shahini rezulton pjesë e grupit kriminal që drejtohej nga Edison Reçi, që e informonte për hyrje-daljet e kundërshtarëve të tij.

Personazh tjetër është dhe tjetër person, që dyshohet se trafikonte drogë në drejtim të Malit të Zi. Pra kemi persona që drejtonin bandat dhe vrasës me pagesë, që vepronin për këta “drejtues” bandash. Operacioni po vazhdon dhe të tjera episode do të dalin në dritë”, tha Klodiana Lala.

lala