TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Prill 2024, 21:40

“Pa mbështetjen e SHBA nuk do kishte guxim”, Agim Baçi: SPAK të mos i zvarrisë çështjet!

Shkruar nga Pamfleti

“Pa mbështetjen e SHBA nuk do kishte guxim”, Agim Baçi:

Analisti Agim Baçi tha se reagimi i KLGJ dhe KLP në mbrojtje të SPAK duhet të kishte ardhur me herët kur prokuroria e posaçme ishte sulmuar edhe nga eksponentë të tjerë të politikës.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se reagimi i SHBA-BE tregon qartësisht mbështetjen e tyre për SPAK, pa të cilën ky i fundit nuk do të kishte guximi që po tregon sot.

”SHBA dhe BE u rreshtuan në mbrojtje të SPAK duke bërë të qartë se ka mbështetjen e tyre për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, pa këtë mbështetje SPAK nuk do kishte këtë guxim që ka sot. Uroj që drejtësia të mos i zvarrisë çështjet, as për Berishën, as për Metën se krijon këtë lloj paqartësie. Kemi disa vite që dëgjojmë për Metën, se qartësia juridike ndikon te qartësia politike”, tha Baçi.

Lini një Përgjigje