
Pas përmbytjeve në Qytetin e Vlorës, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur sot një auditim, për shkaqet që çuan në katastrofë si dhe për menaxhimin e institucioneve përkatëse.
Pjesë e këtij kontrolli do të jenë disa institucione, ku do të auditohet me prioritet për shkaqet që çuan në këtë situatë problematike.
Grupi i auditimit ka nisur tashmë punën pranë këtyre institucioneve si dhe në terren. Vlora pati përmbytje masive për dy ditë, prej shiut të dendur, ku cedoi funksionimi i kanalit të ujërave të larta që nuk çonte ujin në hidrovorin e Vlorës.
Atird Hoxha kryetari i PD dega Vlorë, kallëzon n Prokurori për shpërdorim detyre lidhur me situatën e përmbytjeve.
Lini një Përgjigje