Aktualitet 2 Tetor 2023, 17:36

Plas në RTSH / Këshilli Drejtues kundër Alfred Pezës, i rrëzon të gjitha propozimet për emërimet e reja

Shkruar nga Pamfleti
Plas në RTSH / Këshilli Drejtues kundër Alfred Pezës, i
Alfred Peza, RTSH

Këshilli Drejtues i RTSH-së është bërë bllokadë për drejtorin e ri Alfred Peza, duke i rrëzuar të gjitha propozimet për emërimin e disa drejtuesve të rinj, pasi pretendohet se po kryhen në shkelje të plotë të kritereve.

Mbledhja e Këshillit Drejtues është zhvilluar nën tone të ashpra dhe debate të forta, mes akuzave se janë kryer gara fiktive për skualifikimin e gazetarëve me përvojë dhe emërimin e njerëzve pranë Alfred Pezës.

Kështu, sipas akuzave drejtoresha e burimeve njerëzore Anila Agalliu, ka skualifikuar Klajdi Goricën, një gazetar me përvojë të gjatë televizion dhe ka zgjedhur si shefe të kanalit të parë në televizion publik Kejsi Lama, e cila thuhet se është shoqe e Bora Xhanijes. Bora Xhania vetë është 26 vjecarja që akuzohet se është katapultuar nga Alfred Peza si Drejtuese e Njësisë së Programeve në RTSH, edhe ajo vetë pa plotësuar asnjë kriter. Xhania ka punuar më herët në portalin “Apleneës” që është portali privat i Alfred Pezës.

Voxnews.al mëson se propozimet e Pezës janë rrëzuar për procedurë, dhe tashmë do të rihapet gara.

Këshilli Drejtues ka vendosur jo vetëm të rrëzojë propozimet e Pezës, por ka kërkuar të kryhen verifikimet për procedurat e marrjes në punë si më poshtë:

Drejtueses së Programeve – Bora Xhanija

Kryeredaktores së Kanalit RTSH 1- Kejsi Lama

Drejtueses së njësisë së Lajmeve – Blerta Gjermani

Drejtores së Arkivit – Endra Ceco

Drejtorit Juridik – Enkelejd Lamaj

Përgjegjëses së Sektorit të Prokurimeve

Përgjegjësit të Profilaktikës

/voxnews

rtsh alfred peza