TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Korrik 2026, 10:50

Protesta para Kuvendit/ Policia largon me spraj lotsjellës qytetarët, disa pësojnë komplikacione shëndetësore (Foto+Video)

Shkruar nga Pamfleti

Përplasje mes protestuesve dhe policisë para Kuvendit, disa qytetarë janë transportuar me ambulancë për të marrë trajtim mjekësor.

Protesta para Kuvendit/ Policia largon me spraj lotsjellës qytetarët,
Protesta para Kuvendi

Vijojnë tensionet para Parlamentit, ku protestuesit janë vendosur që në orët e para me thirrjet “Parlament i krimit, dorëzoni mandatet”.

Gjatë kësaj proteste ka pasur edhe përplasje me policinë, ndërsa FNSH gjithashtu u vendos në hyrje të Parlamentit.

Protesta para Kuvendit/ Policia largon me spraj lotsjellës qytetarët,

Në të njëjtën kohë disa protestues çanë gardhin metalik dhe tentuan të hyjnë brenda Parlamentit, gjë që bëri që Policia të përdorte edhe spray lotsjellës.

Protesta para Kuvendit/ Policia largon me spraj lotsjellës qytetarët,

Shumë prej tyre nuk u ndjenë mirë dhe u ulën apo u shtrinë duke kërkuar ndihmën mjekësore të parë dhe hedhjen e ujit në fytyrë.

Protesta para Kuvendit/ Policia largon me spraj lotsjellës qytetarët,

Nga përplasjet kanë mbetur të plagosur 3 efetivë dhe tre protestues të cilët janë transportuar me ambulancë për të marrë trajtim mjekësor.

Protesta para Kuvendit/ Policia largon me spraj lotsjellës qytetarët,

Ndërkohë revolta vijon para Parlamentit me thirrjet “Arrestoni Ramën”.



 

protesta para kuvendit

Lini një Përgjigje