
Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se Kamber Sulçe, autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit italian në Tepelenë ndodhet brenda territorit të vendit dhe policia është duke negociuar me qëllim që të vetëdorëzohet.
Hoxha theksoi se në kushtet e vetëdorëzimit, autori mund të përfitojë edhe lehtësirat që parashikon ligji pas nuk bëhet fjalë për një ngjarje kriminale të mirorganizuar.
“Personi aktualisht është brenda territorit. Është brenda territorit. Kjo është gjë e provuar sepse aktualisht ka negociata për dorëzimin e tij.
Duke i ofruar atje edhe pjesën me vetëdorëzim. Avokati e di mirë edhe rrethanat lehtësuese sepse ngjarja në vetvete nuk është një ngjarje mirë e organizuar, e strukturuar. Pra ai mund të përfitojë nga kjo.
Negociohet, kjo gjë po negociohet. Okej, nga aq sa kam mësuar nga histori. Në këtë situatë po negociohet. Janë gjetur sigurisht me njerëz të afërm të tij, me njerëz që edhe ai ka besim, se gjithë problemi është çështje besimi tani. Po negociohet, po komunikohet drejtpërdrejt me të që ai të dorëzohet, duke përfituar edhe ato që i parashikon ligji për raste të tilla.
Por duke u dorëzuar, ai se dorëzon dhe armën. Në moment që dorëzohet, ai dorëzohet dhe arma dhe ai mund të ketë edhe diçka tjetër në dorëzim. Çfarë? Po e them unë, një lloj avantazhi. Mund të ketë atë pikëpyetjen që thashë, mund të sqarojë pse ai ka marrë atë vendim dhe si ka ndodhur aty.
Prandaj pikërisht për këtë gjë policisë i intereson shumë në fakt që ta mbyllë historinë. Edhe prokurorisë, dorëzimin e tij e mbyll pazëllin për hetimin e kësaj çështjeje. Dhe pastaj ti je thjesht në çështje procedure, procedurë standarde”, tha ai në emisionin Now në Euronews Albania.
Lini një Përgjigje