TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Shkurt 2026, 18:47

Raketat e Iranit në Dubai, MEPJ mesazh shtetasve shqiptarë të tregojnë kujdes

Shkruar nga Pamfleti
Raketat e Iranit në Dubai, MEPJ mesazh shtetasve shqiptarë të
Ministria e Jashtme

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme publikoi një njoftim për shtetasit shqiptarë që ndodhen në Emiratet e Bashkuara Arabe, në funksion të situatës së sigurisë në Lindjen e Mesme.

Institucioni bën me dije se po ndjek zhvillimet në rajon dhe se përmes përfaqësive diplomatike shqiptare ka vendosur kontakte me autoritetet përkatëse që prej mëngjesit të sotëm.

Ministria u kërkon qytetarëve shqiptarë në Emirate të tregojnë kujdes, të shmangin daljet e panevojshme dhe të zbatojnë udhëzimet e sigurisë të dhëna nga autoritetet lokale. Reagimi vjen pasi, disa raketa të Iranit kanë goditur Dubain.

Njoftimi

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, vijon të ndjekë me vëmendje situatën në Lindjen e Mesme dhe prej mëngjesit të sotëm është në kontakt me autoritetet e vendeve të rajonit përmes përfaqësive diplomatike shqiptare.

MEPJ iu kërkon të gjithë shtetasve shqiptarë në Emiratet e Bashkuara Arabe të jenë të kujdesshëm duke shmangur daljet e panevojshme dhe duke ndjekur udhëzimet e sigurisë nga autoritetet lokale.

Hapësira ajrore e Emirateve të Bashkuara Arabe, ashtu si ajo e të gjitha vendeve të Gjirit, është e mbyllur përkohësisht si pjesë e masave për interceptimin e sulmeve.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Abu Dhabi është në dispozicion të qytetarëve shqiptarë rezidentë në Emiratet e Bashkuara Arabe për çdo informacion, nevojë apo emergjencë, përmes kontaktit të emergjencës +971 50 980 7881.

 

 

Lini një Përgjigje