TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Shkurt 2026, 14:50

“Bëni si kukumjaçka”, debate të ashpra mes PD dhe PS në mbledhjen e Këshillit bashkiak Vlorë

Shkruar nga Pamfleti
“Bëni si kukumjaçka”, debate të ashpra mes PD dhe
Debate të ashpra mes PD dhe PS në mbledhjen e Këshillit bashkiak Vlorë

Mbledhja e dytë e Këshillit Bashkiak të Vlorës është shoqëruar me tensione dhe debate të ashpra mes këshilltarëve. Seanca, e cila një ditë më parë u shty për mungesë kuorumi, u zhvillua në një klimë të ngarkuar politike.

Përplasja më e fortë u regjistrua gjatë diskutimit të çështjes së “Vlora Invest”, ku debatet u përqendruan mes këshilltarëve të Partisë Demokratike dhe përfaqësuesve të administratës bashkiake.

Këshilltari demokrat Atird Hoxha ngriti akuza për abuzime ndaj drejtuesve vendorë, ndërsa ndërhyrja për t’i ndërprerë fjalën nga kryetarja e Bashkisë, Brunilda Mersini, tensionoi më tej situatën.

Diskutimet më pas degjeneruan në shkëmbim akuzash dhe përdorim të gjuhës fyese. Hoxha e cilësoi administratën si “bandë krimi dhe vjedhjesh të organizuara”, ndërsa Mersini iu përgjigj duke e quajtur këshilltarin “mbetje të Partisë Demokratike”.

Seanca u zhvillua mes ndërprerjesh dhe toneve të larta, duke pasqyruar polarizimin politik brenda këshillit bashkiak të qytetit.

pd ps debate këshillit bashkiak vlorë

Lini një Përgjigje