
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) Altin Dumani, ndodhet sot në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP), për të raportuar veprimtarinë vjetore të SPAK.
Kreu i Prokurorisë së Posaçme SPAK, Altin Dumani u pyet nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë edhe për raportin e tij dhe institucionit që ai drejton me mediat dhe gazetarët.
Ishte kreu i KLP Alfred Balla ai që pyeti Dumanin se “mos ndoshta duhet të jeni më të hapur me median”.
"Lidhur me mediat, ne kemi pasur komunikim korrekt, gazetarët e Kronikës kanë qenë disa herë në ambientet e SPAK. Kam mbajtur takime Off rekord me ta. Edhe kur kandidova pata parashikuar platformën time.
Kanë qenë të lirë që të gjithë të adresojnë pyetje, unë i jam përgjigjur të gjitha pyetjeve duke ruajtur sekretin hetimor. Ne komunikojmë lidhur me veprimtarinë e institucionit nëpërmjet njoftimve për shtyp.
Patjetër qeë komunikimet bëhen duke gjetur balancën nëpërmjet informimit dhe sekretit.
Ka pasur gazetarë që përpiqen të bëjnë investigime dhe raporte dhe ne i kemi furnizuar me informacione. Nuk e pranoj atë që thoni se jam hermetik", tha Dumani.
Lini një Përgjigje