TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Qershor 2026, 18:33

Revolucioni vazhdon/ Sot dita e 10-të e protestës, mijëra qytetarë marshojnë drejt Kryeministrisë

Shkruar nga Pamfleti
Revolucioni vazhdon/ Sot dita e 10-të e protestës, mijëra
Vijojnë protestat

Protesta vijon pa shenja tërheqjeje. Thirrjet mbeten të njëjta: “Rama ik”, “Duam drejtësi”, “Atdheu nuk shitet” dhe “Shqipëri e Re”.

Protesta qytetare ka hyrë sot në ditën e saj të dhjetë, ndërsa qytetarët kanë nisur të mblidhen në Sheshin Skënderbej, nga ku kanë nisur më pas të marshojnë drejt Kryeministrisë.

Pas nëntë ditësh radhazi në rrugët e Tiranës, mobilizimi nuk duket se po humbet ritëm. Ashtu si në mbrëmjet e mëparshme, në shesh kanë nisur të dëgjohen sloganet që tashmë janë kthyer në simbol të protestës, ndërsa flamujt kuqezi dominojnë mes turmës.

“Rama ik”, “Duam drejtësi”, “Atdheu nuk shitet”, “Shqipëri e Re”, “Bashkohuni me ne” dhe “Edi Rama ka mbaru” janë disa nga thirrjet që dëgjohen mes protestuesve teksa turma shtohet gradualisht në qendër të kryeqytetit.

Revolucioni vazhdon/ Sot dita e 10-të e protestës, mijëra

Dita e dhjetë vjen pas një marshimi maratonë një natë më parë, ku mijëra qytetarë qëndruan për orë të tëra në rrugët e Tiranës, duke kaluar nga bulevardi drejt zonës së Korpusit Universitar dhe më pas duke u rikthyer sërish në qendër të qytetit.

Ajo që bie në sy gjatë këtyre ditëve është fakti se protesta ka tejkaluar prej kohësh kauzën që e ndezi fillimisht. Në rrugët e Tiranës nuk dëgjohen vetëm thirrje kundër qeverisë, por edhe kundër klasës politike në tërësi, duke reflektuar një pakënaqësi më të gjerë që shkon përtej një çështjeje të vetme.

Revolucioni vazhdon/ Sot dita e 10-të e protestës, mijëra

Për shumë prej pjesëmarrësve, protesta është shndërruar në një reagim ndaj korrupsionit, keqqeverisjes, largimit të të rinjve nga vendi, mungesës së besimit te institucionet dhe tranzicionit të zgjatur politik që ka dominuar Shqipërinë për më shumë se tre dekada.

Revolucioni vazhdon/ Sot dita e 10-të e protestës, mijëra

Ndërkohë, zhvillimet e ditëve të fundit kanë tërhequr vëmendjen edhe jashtë vendit. Protestat janë pasqyruar nga media ndërkombëtare, ndërsa vetë kryeministri Edi Rama ka hyrë në debate publike lidhur me ngjarjet, duke përfshirë edhe përplasjen e fundit me zyrtarë iranianë.

Teksa turma vijon të mblidhet në Sheshin Skënderbej, pritet që marshimi të zhvendoset drejt Kryeministrisë, duke shënuar kështu ditën e dhjetë të një lëvizjeje që deri tani nuk ka dhënë shenja zbehjeje dhe që vijon të mbajë të ndezur debatin politik në vend.

protesta rama

Lini një Përgjigje