Aktualitet20 Prill 2024, 22:02

Riformatimi i PL-së, avokati Gjokutaj: Dy kambana alarmi që ngusin Ilir Metën

Shkruar nga Pamfleti

Riformatimi i PL-së, avokati Gjokutaj: Dy kambana alarmi që ngusin

Anëtari i Kryesisë së Partisë së Lirisë, avokati Genc Gjokutaj, ka folur për përplasjet mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit brenda partisë. Ai tha se të gjitha lëvizjet janë me qëllim riorganizimin dhe riformatimin e Partisë së Lirisë.

Gjokutaj shtoi se dy kambanat që e bëjnë sa më emergjent riorganizimin, janë zgjedhjet e 14 majit dhe arrestimi i Berishës përmes një procesi antikushtetues.

“Janë dy kambana që e bëjnë emergjente riformatimin dhe riorganizimin e Partisë së Lirisë dhe përgatitjen për zgjedhjet e ardhshme të partisë, për të kandiduar si një parti moderne. Këto nuk mund të bëhen brenda një dite. Kambana e parë është rezultati i zgjedhjeve. Humbësi kur është viktimë e një sistemi zgjedhor të kapur, të masakruara dhe pranuar nga ndërkombëtarët, janë prova të qënësishme për kundërshtarin politik për zgjedhjet e ardhshme. Kambana e dytë ka qenë arrestimi i Berishës përmes një procesi skandaloz dhe antikushtetues të cilin Partia e Lirisë e ka studiuar me kujdes.

Arrestimi ndaj Berishës nuk është goditje ndaj një personi, por është një goditje ndaj liderit të opozitës”, tha Gjokutaj.

genc gjokutaj ilir meta monika kryemadhi