TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Nëntor 2025, 07:04

Rikthehen reshjet e shiut, zonat më të prekura; çfarë ndodh me motin sot

Shkruar nga Pamfleti

Rikthehen reshjet e shiut, zonat më të prekura; çfarë

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësira në shtim prej orëve të mesditës.

Vranësirat prej orëve të mesditës në zonën e veriperëndimit e jugperëndimit do shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa pjesa tjetër e territorit reshje lokale shiu me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të arrijë shpejtësi 18m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon parashikohet i forcës 3-4 ballë.

Rikthehen reshjet e shiut, zonat më të prekura; çfarë

Rikthehen reshjet e shiut, zonat më të prekura; çfarë

Lini një Përgjigje