Aktualitet24 Korrik 2023, 11:06

Urdhër-arresti i SPAK, policia shpall në kërkim ndërkombëtar Arben Ahmetajn

Shkruar nga Pamfleti

Urdhër-arresti i SPAK, policia shpall në kërkim

Policia ka shpallur në kërkim ndërkombëtar ish-ministrin Arben Ahmetaj. Pak ditë më parë, me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme vendosi masë sigurie “arrest me burg” për Ahmetajn dhe menjëherë u kërkua ndalimi i tij. Mirëpo policia pas verifikimeve që ka bërë, ka konstatuar se Ahmetaj nuk ndodhet në territorin shqiptar dhe për këtë arsye ka njoftuar SPAK-un se është bërë shpallja e tij në kërkim ndërkombëtar, duke vënë në dijeni autoritet partnere dhe Interpolin.

SPAK nisi hetimet ndaj tij në kuadër të inceneratorëve, por duket se u fokusua te aspekti personal. Fillimisht shkoi një kërkesë në Kuvend për të lejuar arrestimin. PS vendosi të mos krijonte pengesa dhe aprovoi kërkesën. Ahmetaj akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

SPAK dhe BKH pak ditë më parë kontrolluan disa prona të Ahmetajt dhe u bë me dije se aty janë gjetur dokumente dhe prova që i shërbejnë hetimit. Por nga ana tjetër u bllokuan 4 apartamente.

Në zbatim të vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë me nr.295 akti datë 16.07.2023 dhe nr.297 akti datë 17.07.2023 ka ushtruar kontroll në 7 (shtatë) banesa. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dokumente me interes për hetimin si dhe kompjuter lap – top, telefona celularë, USB etj të cilët do ti nënshtrohen verifikimeve të mëtejshme. Në respektim të vendimit nr. 296 akti datë 17.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka proceduar me zbatimin e masës së sigurimit pasuror, sekuestro preventive mbi 6 (gjashtë) pasuri nga të cilat 4 (katër) apartamente (njëri i përshtatur si AIR BNB) në pronësi të personit nën hetim Arben Ahmetaj si dhe 2 (dy) llogari bankare të po këtij shtetasi në shumën 124 300 (njëqind e njëzetë e katër mijë e treqind Euro)”, njoftoi SPAK.