Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të japin mesazhe se mbështesin punën e Prokurorisë së Posaçme SPAK. 12 specialistë nga SPAK dhe Policia e Shtetit kanë marrë trajnim nga Zyra e Ndihmës Antiterrorizëm e Departamentit të Shtetit.
Në një postim në “X”, ambasada theksoi se trajnimi kishte si fokus kërcënimet kibernetike dhe hetimet lidhur me raste të tilla.
This week, 12 specialists from SPAK and the Albanian State Police participated in the Best Practices in Macintosh Forensics course. The training was conducted by the Department of State’s Office of Antiterrorism Assistance through the Embassy’s Regional Security Office.… pic.twitter.com/nXDL0LEBfi
— U.S. Embassy Tirana (@USEmbassyTirana) July 25, 2025
“Këtë javë, 12 specialistë nga SPAK dhe Policia e Shtetit Shqiptar morën pjesë në kursin "Praktikat më të Mira në Forenzikën Macintosh". Trajnimi u zhvillua nga Zyra e Ndihmës Antiterrorizëm e Departamentit të Shtetit përmes Zyrës Rajonale të Sigurisë së Ambasadës.
Specialistët mësuan hollësitë e sistemit operativ Mac dhe praktikuan aftësi praktike për të gjetur dhe analizuar të dhëna kritike në mbështetje të hetimeve kibernetike. Ekspertiza dhe lidershipi amerikan në teknologji është thelbësor për mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve tanë nga kërcënimet kibernetike”, shrkuan Ambasada e SHBA-së.
Lini një Përgjigje