Aktualitet 1 Mars 2024, 21:52

Shqipëria do të prodhojë armë për Ukrainën, Spartak Ngjela: Ata që e morën përsipër do japin dhe mbrojtje

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria do të prodhojë armë për Ukrainën,

Avokati Sparta Ngjela ka folur për mundësinë që Shqipëria të prodhojë armë për Ukrainën duke analizuar edhe rrezikun e kësaj.

Sipas Ngjelës, ka një arsye se përse është zgjedhur Shqipëria dhe po ashtu, ata që e kanë zgjedhur vendin tonë për këtë qëllim, do të ofrojnë edhe mbrojtje.

“Nuk është zgjedhur kot Shqipëria të vinte Zelensky këtu, ka miliarda amerikanë të perëndimit që vazhdojnë luftën. Po ta shikosh nga analiza ime, krijimi i luftës të Ukrainës, është hakmarrje kundër luftës së Vietnamit. Atje ishte ndryshe ekuacioni se hyri Amerika. E mbajti Moska me armë, këta ikën e kuptuan që ishte luftë pafund. Këtu janë ndërruar polet. Nuk është me Vietnami, por Ukraina. Luftën e filloi Rusia, ka rënë në kurth. Pse duhet të bëhet në Tiranë kjo? Koha do ta tregojë për ata, në marrëveshje kanë edhe prodhimin e armëve. Këta do bien teknologji të re. Çfarë rreziku do kemi? Do kishim rrezik nëse Rusia do fitonte luftën me Ukrainë. Ka pasur shpenzime të mëdha Rusia, keni për ta parë. Nuk bëhen kot këto. Lidhja është te bazat, njëra ka filluar. Dy janë detare, Porto Romano, mendohet edhe në Karaburun. Po merr fuqi të madhe Shqipëria në funksion të globalizmit, në funksion të mbrojtjes. Gjithmonë kundër Rusisë. Ata që e kanë marrë përsipër që Shqipëria të jetë një qendër e tillë, t’i japin mbrojtje Shqipërisë, me shërbime”, tha Ngjela në Top Channel.

ukraine shqiperi spartak ngjela