
Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur me disa pasagjerë shqiptarë të linjës Beograd-Tiranë në aeroportin “Nikola Tesla”. Pasagjerët shihen teksa qëndrojnë të mbyllur në një autobus në pistën e aeroportit në Serbi gjatë së martës.
Në videon e publikuar në rrjetet sociale, dëgjohen pasagjerët që bërtasin dhe kërkojnë ndihmë nga policët jashtë autobusit, ku kishte temperatura shumë të larta dhe mungesë kondicioneri.
Deri më tani nuk ka ende asnjë reagim zyrtar nga autoriteti i aeroportit “Nikola Tesla” në Beograd për ngjarjen me pasagjerët shqiptarë që prisnin të udhëtonin drejt Tiranës.
Serbian police at Belgrade Airport locked Albanian passengers from the Tirana flight inside a bus without air conditioning for hours during a heatwave, sparking outrage. pic.twitter.com/FiLL8VAJmd
— Admirim (@admirim) July 9, 2025
Lini një Përgjigje