Aktualitet 8 Dhjetor 2023, 22:21

“SPAK drejtohet nga Uashingtoni”, Ngjela rrëzon Ramën: PS-së i ra barra e reformës, nëse refuzonte do prishej me SHBA

Shkruar nga Pamfleti

“SPAK drejtohet nga Uashingtoni”, Ngjela rrëzon Ramën:

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e fundit politike, teksa është ndalur dhe te lëvizjet e SPAK.

Rama mburret se e bëri PS reformën në drejtësi, por sipas avokatit, Partia Socialiste zgjodhi ta pranojë duke mos prishur raportet me Washingtonin.

Socialistët e kanë sforcato sepse s’mund të prisheshin me Amerikën. Natyrisht ky është momenti politik që secili e diskuton në mënyrën e vetë. Atyre iu ra barra për ta miratuar. Ai nuk gënjen deri këtu, po të donin krijonin një krizë të brendshme dhe nuk e miratonin. Tani ç’është reforma në drejtësi. Është shpëtimi i Shqipërisë. Sepse këtu ne na ka marrë frymën korrupsioni. Të keni parasysh zonjë se çdo shoqëri që pushtohet nga korrupsioni nuk ecën dot përpara.

Roli është i Washingtonit por këta nuk i ranë ndesh. Vullneti i tyre është por reforma është strukturuar ndërtuar nga Washingtoni. Ke fjalimin e Blinken që tha se SPAK e kemi ne dhe reformën në drejtësi. Nuk kanë urdhëruar ata kanë strukturuar përmes ekspertizës”, tha Ngjela.