Pyetja që shtrohet është se çfarë halli ka Rama? Pse është trimëruar me amerikanët? Ka hallin e dosjes “McGonigal” apo i trembet faktit se SPAK nuk do e kursej dhe atë?
Kryeministri Edi Rama ka sfiduar amerikanët edhe në Kongresin e PS. Pas skandalit të McGonigal dhe nisjes së arrestimeve të bujshme në vend, kryeministri ka dalë me një teori të re: “Reformën në drejtësi e bëmë ne, nuk e solli SHBA”.
Këtë gjë e ka trumbetuar në çdo takim në qytete të ndryshme, por e riktheksoi disa herë në Kongresin e PS. Rama duket i irrituar me ata që thonë se reformën e solli SHBA dhe këmëngul se pa të ne sot do ishim zhytur në krime korrupsion dhe nuk do kishte drejtësi.
Në fakt edhe vetë kryeministri e di se pa SHBA ajo do ishte “Ramaformë”, siç thotë Meta. Por përtej kësaj, pyetja që shtrohet është se çfarë halli ka Rama? Pse është trimëruar me amerikanët? Ka hallin e dosjes “McGonigal” apo i trembet faktit se SPAK nuk do e kursej dhe atë?
“Nëse do të ishte një produkt eksporti i detyrueshëm, BE dhe SHBA do ta kishin eksportuar edhe në vende të tjera të rajonit. Janë dy vende të tjera të NATO-s në Ballkan është edhe një vend tjetër që nuk është i NATO-s, por pro amerikan që është Kosova. Pse se kanë importuar që e sjellin me aeroplan. Sot iu thonë merrni shembull Shqipërinë se si bëhet pastrimi i drejtësisë. Ata që thonë të kundërtën, çdo punë të mirë që bëjmë ne thonë e solli koha, çdo gjë që nuk shkon thonë se e kemi bërë ne. Jam dakord me të dytën por me të parën jo. Këtë transformim nuk e solli koha, por PS. PS nuk e solli Amerika dhe as Europa, por populli shqiptar”, shtoi më tej Rama.
Kryeministri premtoi se do të mbështesë vijim e reformës, por në çdo fjalë të tij e trumbetoi se vetëm PS mundtë bëjë të tilla reforma. Duket sikur Kryeministri dërgon mesazhe të caktuara me këtë autorësinë e reformës dhe kjo vjen në një kohë kur ambasada e SHBA nuk ka ende një ambasador, pasi kur vjen puna te drejtësia, të gjithë shkojnë e ulen në gjunjë te “Rruga e Elbasanit”.
“Reforma që ne ndërmorëm në Drejtësi është reforma më e thellë për ndërtimin e shtetit modern Evropian të Shqiptarëve, asnjëherë askush qysh nga shpallja e Shqipërisë shtet nuk e ndërmori një reformë të tillë. Sot ka shumë përpjekje që thonë se është një produkt i imponuar nga BE dhe SHBA. Asgjë më të pavërtetë se kjo nuk ka. Le të hidhet përpjekjet kush të dojë por reformë në drejtësi pa PS-në dhe pa fitoren tonë në 2013 nuk ka anglo-amerikan apo euro perëndimor që bënte dot në Shqipëri. Ambasada e SHBA-së dhe BE nuk erdhën në 2013. Ishin këtu dhe më para.
Ju thonë merrni shembull si bëhet një organizim tërësor i drejtësisë. Nuk e solli koha këtë transformim po e solli PS. PS nuk e solli Amerika dhe as Europa por e solli populli shqiptar. S’e bëmë vetëm por jemi në gjendje ti bëjmë Shqipërisë aleatë miq dhe parterë në atë nivel që Shqipëria si ka pasur kurrë", tha Rama.
Më tej ai sulmoi Prokurorinë e Tiranë, prokurorie cila duket se ka qëndruar larg “allishverisheve” politike. Ai akuzoi prokurorët se mbajnë peng rastin e “21 Janarit”.
Lini një Përgjigje