Aktualitet 8 Dhjetor 2023, 21:37

“Njerëzit besojnë më shumë SPAK se Zotin”, Dervishi: Qeveria duhet ta luftojë e para krimin

Shkruar nga Pamfleti

“Njerëzit besojnë më shumë SPAK se Zotin”,

Analisti Lutfi Dervishi komentoi për rezultatet e Barometrit në lidhje me perceptimin e korrupsionit në vend ku 82.1% e qytetarëve mendojnë se qeverisja është tërësisht e korruptuar apo ka shumë korrupsion.

Sipas Dervishit perceptimi se SPAK do të luftojë rritjen e perceptimit është i gabuar. Ai tha se korrupsioni duhet të luftohet nga qeveria fillimisht, e cila i ka instrumentet.

Të rritësh pritshmërinë se korrupsionin do e luftojë SPAK është e gabuar, nuk është detyrë e tij të luftojë korrupsionin. Kur njerëzit besojnë në shumë SHBA, SPAK dhe pastaj besojnë Zotin. Për shkak të korrupsionit, në politikë nisëm dekriminalizimin, SPAK nuk është drejtësi, është organ akuze drejtësinë  e jep gjykata. Korrupsioni duhet të luftohet nga qeveria, që i ka instrumentet, SPAK është vrima e fundit e kavallit”, tha Dervishi në “Euronews”.

lutfi dervishi spak korrupsion