TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Korrik 2025, 10:59

SPAK merr zyrtarisht të pandehur Erion Veliajn dhe biznesmenin Elman Abule

Shkruar nga Pamfleti

SPAK merr zyrtarisht të pandehur Erion Veliajn dhe biznesmenin Elman Abule

SPAK ka marrë të pandehur kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Mësohet se edhe biznesmeni Elman Abule është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK për çështjen e Veliajt. Biznesmeni, i cili aktualisht ndodhet në arrest shtëpie, është paraqitur në SPAK ku do t’i komunikohet akuza për pastrim parash.

Kryebashkiaku Veliaj ndodhet në qeli prej datës 10 shkurt dhe akuzohet për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie. Akuzat do t’i komunikohen zyrtarisht ditën e mërkurë (23 Korrik).

Erion Veliaj dhe avokatët e kryebashkiakut janë njoftuar zyrtarisht nga Prokuroria e Posaçme.

Nuk dihet nëse kryebashkiaku i Tiranës do të lërë për pak orë qelitë e paraburgimit në Durrës për t’u përballur me prokurorët e posaçëm, Altin Dumani dhe Ols Dado.

Ajo çfarë mbetet e paqartë është nëse SPAK do ta përcjellë dosjen për në Gjykatën e Posaçme apo do të shtyjë afatet e hetimit.

Erion Veliaj u arresua në zyrën e tij më 10 Shkurt dhe po hetohet së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, si edhe 6 biznesmenë të tjerë.

 

spak merr te pandehur erion veliajn elman abule

Lini një Përgjigje