
Avokati Spartak Ngjla ka reaguar pas ceremonisë mortore të ish kryeministrit Fatos Nano.
Në një postim në rrjete sociale, Ngjela shkruan që është një turp kombëtar për Republikën e Shqipërisë, që Nano do të prehet në varrezat e zakonshme në Tiranë.
Ngjela bën thirrje që ky akt duhet të ndalohet sa më shpejt, dhe trupi i pajetë i Nanos të vendoset në Varrezat e Personaliteteve të Kombit shqiptar.
"Turp kombëtar dhe fyerje e personalitet të Republikës së Shqipërisë
Sot në Tiranë, tre herë kryeministrin e Shqipërisë, shkëlqesinë e tij zotin Fatos Nano, po e varrosin në varrezat e zakonshme në Tiranë.
Dhe kjo është një shkelje e rëndë kundër historisë së Shqipërisë dhe ndjenjës kombëtare, karakterit dhe personalitetit të Republikës së Shqipërisë dhe vetë shoqërisë shqiptare.
Urgjentisht ky akt duhet të ndalohet sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe shkëlqesia e tij, Fatos Nano, të vendoset në Varrezat e Personaliteteve të Kombit shqiptar.
Me respektimin sublim për Kryeministrin e Shqipërisë Fatos Nano", shkruan Ngjela.
Duke i shprehur ngushëllimet familarëve, duhet ti heq merakun edhe avokat Ngjelës. Vdekja e të ndjerit Nano nuk ish e papritur. Por atë që nuk guxojë 'Kasta' ta shqiptonte, lëre më të vepronte, e sygjeron, bile e revolton që su bë Avokat Ngjela. Ndoshta 'Kasta'do miratojë ndonji shesh të madh ndërtimi dhe do lëshojë 'lejen e ndërtimit', ku do prehen "Personalitetet e Kombit Shqiptar"."Personalitetet e Kombit Shqiptar" mesa duket do duhet të shpallen me VKM nga z.Rama. Z.Ngjela me siguri qoftë largët dita, por kur ti vijë, shpreson të prehet 'Aty'.
Sa mire ta pret bytha spangon.