
Masat ajrore të ftohta dhe lagështa që ishin në vend gjatë ditës së sotme do të zëvendësohen nga masa ajrore të nxehta, duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin.
Sinoptikania Elida Maloçali, zbuloi se si do të jetë moti edhe në javën e ardhshme.
Gjatë fundjavës dhe javës që vjen, mesdita do të jetë kryesisht me diell, me rritje të temperaturave gjatë mesditës. Sipas parashikimeve, të hënën dhe të martën temperaturat mund të arrijnë deri në 34-35°C në fushat termike.
Era pritet të fryjë me shpejtësi mesatare 7-14 m/s, duke krijuar kushtet e nevojshme për një mot të nxehtë dhe të kthjellët.
Lini një Përgjigje