TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Janar 2026, 13:16

Tensione para Kryeministrisë, policia përplaset me mbështetësit e Lapajt (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Tensione para Kryeministrisë, policia përplaset me
Policia përplaset me mbështetësit e Lapajt

Fotografimi i protestuesve shkakton tensione para Kryeministrisë...

Në protestën që po mban “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë ka pasur tensione. Policia është përplasur me mbështetësit e Adriatik Lapajt.

Shkak është bërë, pretendimi se disa civilë po u bënin foto protestuesve. Lapaj ka akuzuar se po fotografojnë protestuesit me qëllim identifikimin dhe arrestimin e tyre.


Kreu i  “Shqipëria Bëhet” deklaroi se mes turmës ndodheshin “civilë të veshur me xhupa “Louis Vuitton”, i bëjnë foto qytetarëve që më pas ti arrestojnë”.

"Civilë me xhup ‘Louis Vuitton’ i bëjnë foto qytetarëve që t’i arrestojnë, turp të keni, hajdutë", është shprehur Lapaj.

Më tej ai u shpreh: “Arrestoni mua, ja ku jam. Pse u bëni foto qytetarëve? Pse i frikësoni njerëzit?”.

 


Lëvizja “Shqipëria Bëhet” po mban një protestë para Kryeministrisë në Tiranë, në ditën e 28-të të qëndresës kundër qeverisë. Me pankarta dhe thirrje për ndryshim, qindra qytetarë i janë bashkuar thirrjes për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndaljen e asaj që protestuesit e cilësojnë si një regjim të korruptuar.

Në skenën e protestës ka folur aktori Genti Kame, i cili iu drejtua shtresave të ndryshme të shoqërisë me një apel të fortë: “Ngrihuni”.

Më pas foli kreu i lëvizjes, Adriatik Lapaj, akuzoi qeverinë për mashtrime dhe dështim të plotë. Ai përmendi dhe aksionin e SHBA në Venezuelë.

"Sot jemi në ditën e 28-të të qëndresës qytetare përballë hajdutërisë! Sot bota është me ne, se matanë oqeanit një diktator ra, këtej oqeanit një autokrat na ka përballë! Miq, vëllezër, nëna, motra, të rinj, gjyshër, prindër! Kjo është një përballje, në të cilën na futët dhe ne besojmë, sikur ju të gjithë, se kjo është një rrugë e drejtë! Jemi përballë atij që erdhi në pushtet për të na sjellë ujë. A kemi ujë sot, po apo jo? Jemi përballë atij që erdhi në pushtet për të vendosur rend e ligj. A kemi sot rend e ligj, po apo jo? Jemi përballë atij që erdhi për ta shpërbërë modelin e oligarkisë së Sali Berishës. Kemi sot një oligarki të shpërbërë, po apo jo? Jemi sot përballë atij që erdhi për të luftuar krimin dhe drogën. A kemi sot drogë, po apo jo?", tha ai.

policia përplaset me mbështetësit e lapajt

Lini një Përgjigje