TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Janar 2026, 12:31

Zjarr në një banesë në Elbasan, shpëton për mrekulli familja me tre anëtarë

Shkruar nga Pamfleti
Zjarr në një banesë në Elbasan, shpëton për
Banesa e djegur

Një ngjarje e rrezikshme është regjistruar këtë të diel në fshatin Murras të bashkisë Elbasan, ku një banesë është përfshirë nga flakët. Zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht nuk ka lënduar asnjë person.

Në momentin e shpërthimit të flakëve, në banesë ndodheshin tre anëtarë të familjes, të cilët kanë arritur të dalin me shpejtësi, duke shmangur një tragjedi të mundshme.

Forcat zjarrfikëse ndërhynë menjëherë, duke e vënë nën kontroll zjarrin dhe duke parandaluar përhapjen e tij në banesat përreth.

Sipas burimeve paraprake nga terreni, dyshohet se zjarri u shkaktua nga një pajisje elektroshtëpiake, por hetimet vijojnë për të zbuluar shkaqet e sakta. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes me përdorimin e paisjeve elektrike, sidomos gjatë stinës së ftohtë kur rritet ngarkesa në rrjet.

Lini një Përgjigje