TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Korrik 2025, 19:45

Tensionohet situata në Theth, banorët përplasen me punonjësit e IKMT; nuk lejojnë prishjen e ndërtimeve

Shkruar nga Pamfleti

Tensionohet situata në Theth, banorët përplasen me

Aksioni i policisë dhe IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth ka hasur në rezistencën e banorëve. Ditën e djeshme fadromat dhe buldozerët e IKMT zbarkuan në fshatin turistik duke larguar dhe prishur kabinat e ndërtuara së fundmi.

Por aksioni ka hasur në rezistencën e banorëve. Në foto duket se një grup banorësh nuk lejojnë prishjen e ndërtimeve duke deklaruar: “Jemi në tokën tonë”. Ndërkohë është paralajmëruar dhe organzimi i një proteste po ditën e sotme.

Vendosja e 10 kabinave në një prej zonave simbol të Thethit, duket se solli një përplasje mes qeverisë dhe drejtësisë, por gjithashtu dhe një aksion të gjerë në Theth. Në kuadër të aksionit që njoftoi kryeministri për lirimin e hapësirave publike, ai mori si shembull Thethin, duke thënë se një gjyqtare nuk kishte filluar procedim penal për një “fshat turistik” pa leje.

Dje pati replika mes tij dhe Prokurorisë së Shkodrës, ndërkohë që IKMT ndërhyri dhe hoqi kabinat, por aksioni është shtrirë dhe te ndërtime të tjera, duke irrituar banorët.

Lini një Përgjigje