
Viktimat janë identifikuar si shtetasit Abas Basha 22 vjeç dhe Egzon Lleshi 32 vjeç
Është rënduar bilanci i ngjarjes së ndodhur në Gramsh mesditën e sotme, ku një 32 vjeçar humbi jetën pas shembjes së një masivi dheu në një kantier ndërtimi.
Sipas informacioneve zyrtare, përveç 32-vjeçarit ka humbur jetën edhe një 22-vjeçar duke e dërguar kështu në 2 numrin e viktimave.
Viktimat janë identifikuar si shtetasit Abas Basha 22 vjeç dhe Egzon Lleshi 32 vjeç, të cilët ndodheshin në punë në momentin kur ndodhi fatkeqësia. Masivi i dheut dyshohet të ketë rrëshqitur aksidentalisht, duke i zënë poshtë punëtorët.
Ngjarja ndodhi pranë një kanali që furnizon me ujë hidrocentralin në ndërtim, ndërsa autoritetet policore dhe grupet mjekësore mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes pas marrjes së njoftimit.
“Gramsh/Informacion paraprak: Në fshatin Holta, gjatë punës në një kantier ndërtimi, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur një masiv dheu, dhe për pasojë kanë humbur jetën shtetasit A. B., 22 vjeç dhe E. Ll., 32 vjeç. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe për të dokumentuar ligjërisht këtë ngjarje të rëndë, që vjen vetëm pak ditë pas një tjetër aksidenti fatal në Klos, ku një 29-vjeçar humbi jetën nga shembja e një masivi kromi.
Lini një Përgjigje