TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Maj 2025, 13:43

E rëndë në Gramsh! Shembet kanali i një hidrocentrali në fshatin Poroçan, humb jetën një punëtor

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Gramsh! Shembet kanali i një hidrocentrali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Poroçan të Gramshit.

Një masiv dheu është shembur në afërsi të një hidrocentrali. Sipas informacioneve paraprake, një punëtor ka humbur jetën, ndërsa vijojnë kërkimet për një punëtor tjetër që dyshohet e ka zënë poshtë dheu.

Policia dhe disa ekipet mjekësore pas njoftimit të marrë për ngjarjen janë nisur drej zonës ku ndodhi tragjedia.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur gjatë kohës që po punohej për hapjen e kanalit të veprës marrëse të ujit për hidrocentralin.

Kujtojmë se një tragjedi e ngjashme ndodhi pak ditë më parë në Klos, ku një masiv dheu zuri poshtë një punëtor 29-vjeçar. Trupi i fadromistit u gjet pas 6 ditësh kërkime. Grupeve të kërkim-shpëtimit iu shtuan edhe ekipe nga Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Ardit Beshiri ka qenë duke punuar me eskavator, në stokun e fabrikës së përpunimit të kromit, e cila muajt e fundit shfrytëzohej nga një shoqëri kineze.

Në rrethana ende të paqarta është çarë rezervuari dhe nga vërshimi i ujit dhe inerteve.

Lini një Përgjigje