Aktualitet31 Tetor 2023, 12:57

U godit me karrige nga gjimnazisti, flet mësuesja: Më qëlloi pas shpine, kam përmendur eshtrat e babait tim, jo të nxënësit

Shkruar nga Pamfleti

U godit me karrige nga gjimnazisti, flet mësuesja: Më qëlloi pas

Majlinda Palushi, mësuesja që u godit me karrige nga nxënësi në shkollën “Hydajet Lezha”, ka folur për herë të parë në lidhje me ngjarjen, ku është shprehur se nuk i ka përmendur gjimnazistit eshtrat e të atit të tij.

Ajo rrëfeu për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24, se xhaxhai i djalit dhe nxënësit gënjyer për ngjarjen.

Mësuesja tregoi se nxënësit kishin ulëritur kur kishin parë nxënësin që kishte marrë karrigen dhe më pas ai e goditi nga pas me të.

“Nëse do i kisha përmend babën do kishte reaguar në moment, kam shkuar në tabelë dhe jam marrë me nxënësit e tjerë. I thashë do shihemi në fund do e marrësh apo jo shkollë, dhe po të bëj be eshtrat e babit tim që kam në varr. Më pas kam shkuar në tabelë, po të kisha thënë për babanë e tij do kishte reaguar në moment, pas 5 minutash kam dëgjuar nxënësit e tjerë duke ulërit, dhe kur u ktheva më ka rënë me karrige e hekurin në sup. Do kisha rënë përtokë nëse s’do më kishte kapur nxënësi tjetër. Nga ai moment nuk mbaj mend gjë, më kanë çuar në spital. Aty më ka ardh xhaxhai i tij dhe më ka kërkuar falje dhe të bëj deklaratë që e fal dhe ai të dalë nga burgu. E kam bërë në darkë… xhaxhai i tij ka fol mashtrime më pas. Në asnjë video, në asnjë rast unë nuk kam përdorur dhunë, e vetmja fjalë që kam nxjerrë nga goja… mund të kem përdor fjalën ‘je kakareq i papjekur’, por jo ‘majmun’. Vajza që ka thënë se unë marr para, do ta denoncoj. Ti nuk e di presionin që ne kalojmë aty”, tha mësuesja.

gjimnazist mesuese