TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Maj 2023, 18:28

U la në burg nga GJKKO, himariotët organizojnë protestë për Fredi Belerin para ambasadës shqiptare në Athinë

Shkruar nga Pamfleti

U la në burg nga GJKKO, himariotët organizojnë protestë

Pas vendimit të GJKKO-së që la në burg Fredi Belerin, kandidatin fitues të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës pritet që ditën e nesërme të zhvillohet një protestë.

Me anë të një njoftimi në rrjete sociale, bëhet me dije se Unioni i gazetarëve ka organizuar një protestë e cila do të mbahet para ambasadës shqiptare në Athinë në orën 09:00.

Në njoftim thuhet gjithashtu se Unioni i Himariotëve do të ushtrojë të gjithë fuqinë që mundet që bashkatdhetarët të lirohen ashtu siç e meritojnë.

Njoftimi i plotë:

Qeveria shqiptare, kundër çdo koncepti ligji, vendosi sot të vijojë burgosjen për kryebashkiakun e Himarës, Fredis Beleris dhe shtetasin Pantelis Kokavesis. Përballë këtij zhvillimi, Unioni i Himariotëve do të ushtrojë të gjithë fuqinë që mundet që bashkatdhetarët tanë të lirohen ashtu siç e meritojnë.

Ftojmë të gjithë himarjotët që jetojnë në Athinë por edhe çdo vorioepirot, çdo heladit, çdo qytetar të Greqisë dhe Shqipërisë që e kupton këtë padrejtësi të bashkohet me ne në protestën paqësore që po organizojmë të martën e datës 23 maj në orën 06.00 të pasdites në a. Ambasada Shqiptare e Athinës ( Nr. Vekiareli 7, Filothei).

Le të japim të gjithë së bashku mesazhin se praktikat e shigurimit nuk do të mbeten pa përgjigje.

gjkko fredi beleri himariote proteste

Lini një Përgjigje