Ju ftojmë të ndiqni një bllok lajmesh me zhvillimet kryesore nga kronika e zeze, ku ndër të tjera veçojmë:
Një operacion i madh antidrogë është zhvilluar në Tiranë, ku janë lëshuar 30 urdhër-arreste ndaj grupeve kriminale që shpërndanin drogë, ndërsa hetimet u bazuan kryesisht në komunikime të përgjuara.
Paralelisht, Prokuroria e Fierit kërkon konfiskimin e pasurive të Arjan Hyka, i dyshuar për pastrim parash nga aktiviteti kriminal në Itali.
Goditje tjetër erdhi në Berat, ku një grup që shpërndante kokainë u çmontua: tre persona në burg dhe një në arrest shtëpie.
Ndërkohë, një aksident tragjik në autostradën Tiranë–Durrës i mori jetën një 39-vjeçari, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur.
Në arenën ndërkombëtare, Irfan Azizi po lufton ekstradimin nga Mbretëria e Bashkuar, duke pretenduar rrezik nga Talo Çela, ndërsa në Katalonia policia goditi rrjete kanabisi me lidhje shqiptare.
Në Itali, tre shqiptarë u arrestuan me mbi 150 kg kokainë, ndërsa në Antwerp rritja e trafikut të drogës po e kthen qytetin në epiqendër të krimit në BE.
Në Kosovë, drejtësia dha një vendim të fortë: Naim Murseli dhe Granit Plava u dënuan me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt.
Ndërkohë, në Kefalonia, misteri i vdekjes së 19-vjeçares Mirto thellohet, me kamera, dëshmi kontradiktore dhe dyshime për një rrjet të mundshëm kriminal.
Lini një Përgjigje