
Ju ftojme te ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore deri ne kete ore te dites, ku nder te tjera vecojme:
Marjana Koçeku trazon skenën politike
“Jam kërcënuar nga krimi”/ Avokati i familjes Bajraj e mohon akuzën, ndërsa Policia e Shtetit deklaron se nuk është depozituar asnjë kallëzim zyrtar nga deputetja.
Rama ‘gjen shpëtim’ te PE për protestat
Rezoluta e Parlamentit Evropian vlerëson proceset integruese të Shqipërisë, por ngre shqetësime për dezinformimin dhe mbrojtjen e zonave të mbrojtura si Vjosa–Narta.
Kërcënimet ndaj Koçekut, Berisha: Ka gisht Rama
Kreu i PD akuzon qeverinë në kontekstin e debatit politik, ndërsa paralelisht sulmon edhe megaoperacionin e SPAK për trafikun ndërkombëtar të drogës.
Tabaku nga Strasburgu: Qeveria të reflektojë
Deputetja demokrate thotë se raporti i PE-së evidenton probleme në zgjedhje, korrupsion dhe funksionimin e institucioneve.
Financimi i partive / ‘Venecia’: Para të fshehta
Komisioni i Venecias kërkon përmirësim të draftit për financimin e partive, duke theksuar nevojën për transparencë dhe kontroll më të fortë.
Përfundon procesi i Vettingut / BE: rezultate të prekshme
Procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve konsiderohet i përmbyllur, me BE që vlerëson ndikimin në rritjen e besimit te drejtësia.
Eric Wendt emërohet ambasador i SHBA në Shqipëri
Senati amerikan miraton emërimin e tij me 51 vota pro dhe 47 kundër, duke i hapur rrugën nisjes së detyrës në Tiranë.
Operacioni i SPAK ndaj bosëve të drogës
GJKKO lë në burg Florjan Musajn, ndërsa disa të tjerë, përfshirë Dritan Gjikën dhe Eldi Dizdarin, janë ende në kërkim.
Dëshmia e Artan Tafanit për vrasjen e Rexhep Ginës
I penduari rrëfen planifikimin e atentatit nga Laert Haxhiu, duke përmendur edhe lidhje dhe informacione nga jashtë vendit.
Dhunohet çift në Fushë-Arrëz
Një çift është sulmuar në banesë nga persona të maskuar, që u prezantuan si policë; hetimet po vijojnë.
Plani për sezonin turistik
Policia vendos kufizime për mjetet e rënda në sezonin veror, me qëllim lehtësimin e trafikut dhe rritjen e sigurisë rrugore.
PE miraton rezolutën për Kosovën / KFOR reduktohet
Theksohet rëndësia e dialogut Kosovë–Serbi dhe integrimit në BE, ndërsa NATO njofton ulje të trupave të KFOR-it.
Marrëveshja SHBA–Iran / Trump: nuk është finale
Presidenti amerikan paralajmëron se marrëveshja është paraprake dhe SHBA mund të rikthehet në veprime ushtarake nëse ajo dështon.
Lini një Përgjigje