TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Nëntor 2025, 22:02

Vendimi i Kushtetueses, Karamuço: Lufta e radhës e Veliajt është me SPAK-un!

Shkruar nga Pamfleti

Vendimi i Kushtetueses, Karamuço: Lufta e radhës e Veliajt

Gjykata Kushtetuese vendosi rikthimin në detyrë të Erion Veliajt dhe anulimin e dekretit të Presidentit për zgjedhje në Tiranë.

Për Ervin Karamuçon fitorja e sotme e Veliajt, është fitore e vetëm një beteje, pasi luftën e ka me akuzat e ngritura nga SPAK.

“E vlerësoj Veliajn për një gjë, që i është shmangur luftës personale me SPAK, dhe ka përforcuar performancën e tij në raport me ligjin. Luftën e ka me çështjet penale, jo me Kushtetuesen. Ai ka fituar një betejë, por jo luftën. Pra nuk është ndonjë fitore e madhe. Problemi është që në fushën penale, ai ka ende shumë probleme të mëdha për të zgjidhur dhe duhet të fokusohet më shumë te kjo”, tha Karamuço.

Lini një Përgjigje