Një shembje masive ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Qukës-Qafë Plloçë, ku një masiv dheu e gurësh është shkëputur nga skarpatet e rrugës dhe ka rënë në rrugë duke bërë bllokimin e saj, kjo ka ardhur si pasojë e reshjeve të shumta të ditëve të fundit.
Një rrëshqitje masive e dheut dhe shkëmbinjsh është evidentuar në aksin rrugor Qukës-Qafë Plloçë në afërsi të tuneleve.
Për shkak të rrezikut dhe për të garantuar sigurinë e përdoruesve të rrugës, qarkullimi i automjeteve është devijuar në një korsi të re, e cila ishte hapur disa ditë më parë nga firma kontraktuese, pasi pritej që një situatë e tillë të ndodhte.

Nga ana e kompanisë ndërtuese është realizuar një bypass, i cili mundëson kalimin e mjeteve në të dy drejtimet, duke shmangur bllokimin total të qarkullimit në këtë segment problematik.
Shembje të tilla janë përsëritur disa herë në këtë aks, veçanërisht në lotin e tretë, ndërsa kjo konsiderohet shembja e dytë masive në këtë segment rrugor. Sipas specialistëve, situata ishte e parashikueshme, pasi terreni ku është ndërtuar rruga paraqet paqëndrueshmëri të theksuar.
Autoritetet dhe policia rrugore po monitorojnë situatën në terren dhe u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes gjatë qarkullimit në këtë zonë.
Si rruga Ersekes.
Me vjen keq por ajo rruge e ndertuar ne shekullin e 21 eshte turp. Projekti i rruges eshte skandal nuk di por aty edhe studente te kishin punur do kishin bere nje projekt shume me te mire . Une jam ing ndertimi dhe me vjen keq ta them po atyre ing qe kane bere ate projekt do ju grisja diplomen dhe do ju ndaloja me vdndim gjykate te mos e ushtronin me kurre kete profesion kaq te nderuar.
E para te hape vende pune njemiljarte leke vende pune shtetrrethimi hetohete dhe rruge nga prokuroria rruge mis te jete tek privati pi te jete ne shtete te pagese rrugëve