TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Maj 2025, 07:47

Votat e diasporës, avokati Petraj: Bllokimi i numërimit të votave nga Greqia, e paprecedentë

Shkruar nga Pamfleti

Votat e diasporës, avokati Petraj: Bllokimi i numërimit të votave

Avokati Edmond Petraj e sheh të paprecedentë, bllokimin e numërimit për votat e diasporës shqiptare, nga Greqia.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Petraj u shpreh se ligjërisht, votat duhet numëruar.

“Ajo është një situatë e paprecedentë. Mendoj që mund të ketë diçka që nuk shkojnë te ato kutia. Kjo mbetet për t’u parë. Është diçka më tepër teknike që PD mos të hapë probleme me numërimin e votave të Greqisë. Ka pasur kontestime. Ligjërisht duhet numëruar, nuk duhet të ketë ndarje”, theksoi ai.

Lini një Përgjigje