
Avokati i autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja ka dhënë detaje rreth ngjarjes së rëndë që tronditi vendin.
Kujtim Ibra u shpreh se kanë njohje familjare me 30-vjeçarin andaj ka vendosur të marrë në dorë çështjen.
Ndër të tjera avokati u shpreh se kanë kërkuar që Elvis Shkambit t’i bëhet kontrolli mjeko-ligjor për shëndetin e tij mendor.
“Si shkak i njohjes familjare, mora çështjen. Kërkojmë ekspertimin mjeko-ligjor të Shkambit për shëndetin e tij mendor. Shfaqi pendesë, ka kërkuar falje për gjyqtarin e për dy të plagosurit”, u shpreh avokati në “Breaking”.
Ngjarja e rëndë e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja dhe plagosjes së dy të tjerë brenda sallës së gjyqit ndodhi brenda më 6 tetor 2025 rreth orës 15:30.
Fisi Shkambi ishte në konflikt pronësie me 31 familje që banojnë në godinën e ish-shkollës së Rezervave dhe Konvikteve në lagjen “Skanderbeg” në Shkodër.
Palët janë në procese gjyqësore prej vitesh, pasi fisi Shkambi pretendon pronësinë mbi godinën, ndërsa familjet që banojnë aty thonë se pala tjetër ka dokumente false.
Lini një Përgjigje