TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 3 Tetor 2025, 09:44

Altin Dumani po ikën pa e prekur Trifon Muratajn e “Bana King”; 4 dosje të tij për trafik kokaine "flenë" në SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Altin Dumani po ikën pa e prekur Trifon Muratajn e “Bana King”;
Foto Ilustruese /

Nuk dihet, nëse në pazar me krye trafikantin Trifon Murataj, apo me presion nga kupola politike dhe mafia e trafikut të drogës, drejtuesi i SPAK nuk e ka zbatuar Ligjin Anti-mafia, duke mos i bllokuar aktivitetin dhe pasuritë kompanisë “Bana King”, pronarit të saj e familjarëve të tij...

Pas dy muajsh, Altin Dumani largohet nga detyra pa prekur eksponentë të njohur të krimit të organizuar. Njëri prej tyre është Trifon Murataj, pronar i kompanisë “Zico” (“Bana King”), i identifikuar nga agjencitë ndërkombëtare si drejtues i trafikut të kokainës nga Ekuadori në Shqipëri.

Altin Dumani po ikën pa e prekur Trifon Muratajn e “Bana King”;

Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me pazare mes SPAK dhe Muratajt apo me presion të fortë politik mbi drejtuesit e këtij institucioni. Ajo që është e qartë, është se Dumani, gjatë tre viteve në krye të SPAK, nuk e ka çuar përpara drejtësisë Trifon Muratajn, as ka zbatuar Ligjin Anti-Mafia ndaj tij: nuk i ka bllokuar aktivitetin e import-eksportit të bananeve dhe nuk ka vendosur asnjë sekuestrim mbi pasuritë e “Bana King”.

Ky mosveprim, përballë provave të shumta konkrete, nuk mund të justifikohet si paaftësi profesionale. Përkundrazi, hap dyshime serioze për pazare imuniteti, në mos personalisht mes Dumanit dhe Muratajt, të ndërmjetësuara nga “kupola” politike dhe rrjetet mafioze që e mbrojnë.

Raportet e DEA dhe Europol, dëshmitë e dhjetëra të arrestuarve

Nga janari 2022 deri në qershor 2025, dhjetëra transportues, shpërndarës e shitës të arrestuar me kokainë në Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Lezhë, Lushnjë e Elbasan kanë deklaruar në polici, prokurori e SPAK se kokaina vinte nga rrjeti i kompanisë “Bana King”. Megjithatë, asnjë nga këto dëshmi nuk është përdorur për të ndaluar vetë bosin.

Raportet e SHISH, të Njësisë Anti-Trafik dhe agjencive ndërkombëtare si DEA dhe Europol identifikojnë qartësisht “Bana King” si bazë të trafikut ndërkombëtar të kokainës. Vetëm në katër raste të veçanta janë kapur mbi 3 ton kokainë në kontejnerët e ardhur nga Ekuadori në Portin e Durrësit, por Murataj ka mbetur i paprekur.

Katër raste flagrante të paprekshmërisë së Muratajt

31 dhjetor 2021 – Në kontejnerët e “Bana King” u kapën 119 kg kokainë. Murataj u shpall në kërkim, por lëvizte i lirë dhe darkonte me shefa policie në Tiranë.

17 korrik 2022 – U zhdukën 50 arka me afro 1.5 ton kokainë nga një kontejner i “Bana King”, në prezencë të policisë. Murataj u lejua të arratisej.

4 nëntor 2022 – U kapën 35.5 kg kokainë në Durrës, në një tjetër kontejner të “Bana King”. Sërish, Murataj nuk u prek.

8 dhjetor 2023 – Një kontejner me 1.3 ton kokainë u lejua të dilte nga Porti i Durrësit dhe të shkarkohej në Shkozet, në prezencë të policisë. Murataj nuk u arrestua.

Për secilin nga këto raste, reagimi i sistemit të drejtësisë ka qenë minimal, duke konfirmuar se Murataj gëzon një status paprekshmërie. Burime të brendshme konfirmojnë se ai ka mbështetje të fortë politike, është donator i Partisë Socialiste dhe ka krijuar një rrjet të fuqishëm mbrojtës në polici, SPAK, prokurori dhe struktura të tjera shtetërore./Pamfleti

trifon murataj altin dumani

3 Komente

  1. g
    geri

    Trifon Murataj eshte biznes shteteror, linje trafiku me bekimin e vete agjencive.

    1. C
      Cekani.

      Altin Dumanit, i është ngrohur xhepi nga Trifon Murataj. Gjith këto vite u mor me cironkat, si paraardhësi i tij. Leskovik e tatëpjetë, kështu ka qënë, dhe kështu do jetë. Dalim tek fjalët e Konicës para 100 e kusur viteve. Shqipëri të kamë dhj**ë, nuk u bëre asnjë herë.

      1. C
        Cekani.

        A Dumani,si para ardhësi i tij. U mor me cironkat.

        Lini një Përgjigje