Anti-Mafia 1 Mars 2023, 11:50

Beu i Tatimeve Ceno Klosi, 720 mijë Euro për qira fotokopje

Shkruar nga Pamfleti

Beu i Tatimeve Ceno Klosi, 720 mijë Euro për qira fotokopje

Kushërirë moj kushërirë, qasu pranë se më rri mirë...

Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ceno  Klosi po vepron me detyrën dhe fondet publike, sikur është “beu” i shërbimit tatimor, ngaqë Edi  Rama nuk e ndalon sepse ka kushërirë Belinda Ballukun, ndërsa drejtësia ka frikë prej tij, ngaqë kushërira tjetër Pamela Balluku është shefe e Vetingut të gjyqtarëve e prokurorëve

Fillimisht po përmendim dy prova zyrtare penale, me objekt krim financiar në vlera të mëdha në tatime, që qeveria dhe drejtësia i ka lënë në heshtje.

1. Katër muaj më parë, KLSH zbuloi se Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ceno Klosi, me urdhrat, vendimet dhe aferat e tij klienteliste gjatë muajve janar- shtator 2022, i zhduku shtetit 450 milionë Euro, nëpërmjet lejimit të evazionit fiskal në bizneset VIP, të mëdha e të mesme.

2. Më 16 janar 2023, “Pamfleti” publikoi skandalin e një kontrate fiktive me vlerë 612 milionë lekë në vit për gjoja qira zyrash, që drejtori Ceno Klosi i ka dhënë një mikut të tij, i cili për afatin 5 vite do marrë mbi 3 milionë Euro.

Ndërsa më 22 shkurt Ceno Klosi, kunati i Alda Klosit dhe kushëri i motrave të plotë-fuqishme Balluku, ka sajuar një tender tjetër me vlerë 830 milionë lekë me TVSH, për marrje me qira printera e fotokopje.

Beu i Tatimeve Ceno Klosi, 720 mijë Euro për qira fotokopje

 

Tenderi që do bëhet më 27 mars, është shpenzim i sajuar për t’i dhënë miqve apo klientëve të tij 720 mijë Euro në një dorë, kur tatimet janë të pajisura me pajisje printimi, fotokopje e çdo pajisje tjetër elektronike të nevojshme.

Por drejtori Ceno Klosi, ka vendosur të dhurojë këto miliona lekë, natyrisht duke marrë pjesën e tij, siç vepronte edhe gjatë 6 viteve kur ishte Drejtor Ekonomik në OSHEE dhe 8 muajve Drejtor i Mbetjeve, Ujësjellësve e Kanalizimeve të Shqipërisë.

Deri tani, Ceno  Klosi i tatimeve po vepron me fondet, sikur është “beu” i shërbimit tatimor, ngaqë Edi  Rama nuk e ndalon sepse ka kushërirë Belinda Ballukun, ndërsa drejtësia nuk e prek, ngaqë kushërira tjetër Pamela Balluku është shefe e Vetingut të gjyqtarëve e prokurorëve.

Nëse shefat e SPAK nuk janë të kapur në interesa, duhet të hetojnë kontratën 720 mijë Euro për printera e fotokopje me qira dhe 11 kontratat fiktive, që drejtori Ceno Klosi ka sajuar për marrje pajisje, makina, zyra e shërbime me qira, në vlerë totale 4.8 milionë Euro në vit./Pamfleti

ceno klosi belinda balluku 720 mijë euro qira fotokopje kushërira korrupsioni