Anti-Mafia14 Maj 2023, 15:56

Boja- ujë, 384 milionë lekët e xhambazit Ilirjan Celibashi dhe çfarë fshihet pas mosfunksionimit të pajisjeve elektronike

Shkruar nga Pamfleti
Boja- ujë, 384 milionë lekët e xhambazit Ilirjan Celibashi dhe
Xhambazi Ilirjan Celibashi

Përveç “ngjyerjes së gishtit” me llokma në tenderë, flitet se përdorja e kësaj boje është marrëveshje e Celibashit me Bablokun, që militantët e PS ta fshijnë e të votojnë 2-3 herë, prandaj nuk është rastësi që në shumë qendra votimi u vendosen pajisje jashtë funksionit, ndërsa pas 3 orësh Ilirjan Celibashi urdhëroi të votohet me lista emërore

Procesi i zgjedhjeve që ka organizuar kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi, përveçse është më i shtrenjti financiarisht, me vlerë 2.2 herë më tepër se zgjedhjet lokale 2019, është edhe i turpshëm, skandaloz e i dështuar, mbasi cenon rëndë besimin e strukturave të BE për integrimin.

Sikur të mos mjaftonte dështimi me pajisjet e identifikimit të zgjedhësve, dhe me votimin elektronik në shumë qendra votimi të Elbasanit, Kamzës e Vorës, doli skandali tjetër me bojën shënjuese të gishtave.

Boja Timbruese, rezulton se nuk është e llojit dhe cilësisë së bojës që përdoret në votime, por është bojë- ujë, që hiqet menjëherë e lehtësisht, tamam si bojërat që përdoren për vizatime në kopshtet e fëmijëve, ndërkohë që boja e votuesit duhet të rezistojë 24 orë pas përdorimit.

Boja ujë ka kushtuar 384 milionë lekë, me 2 tenderë që Celibashi ia ka dhënë firmës “FARMA NET ALBANIA Sh.p.k” të Sokol Topçiut, shpallur në Buletinin e Prokurimeve Publike të datave 20 shkurt e 3 Prill 2023.

Pra, xhambazi Ilirjan Celibashi, me taksat publike ka blerë bojë uji me ngjyrë, në vlerën 384 milionë lekë që fshihet me pështymë pas 3 sekondash, të cilën e kanë treguar qytetarët me zë e figurë pas daljes nga qendrat e votimit në çdo bashki.

Në dukje, ky fakt është mashtrim e vjedhje nëpërmjet tenderëve, në të cilët thuhet se Celibashi e ka “llokmën” 30% e duhet hetuar nga SPAK, mbasi ka bërë batërdinë me fondet e zgjedhjeve.

Por përveç korrupsionit, po flitet se përdorja e bojës- ujë në gishtat e votuesve, është marrëveshje e Celibashit me Bablokun, që militantët e PS ta fshijnë e të votojnë nga 2-3 herë.

Këtë dyshim, ta përforcon fakti se në qindra qendra votimi në Tiranë, Durrës, Vlorë, Elbasan, Fier, Lushnje, Kamzë, Vorë, Korçë, Dibër etj., u vendosen pajisje që nuk bënin evidentimin elektronik, ndërsa pas 3 orësh Ilirjan Celibashi urdhëroi të votohet me lista emërore.

Sipas tenderëve, e njëjta bojë do përdoret në zgjedhjet 2025, sepse kryetari dështak e pazarxhi i KQZ, ka bërë blerjen për 3 vite, duke “ngjyer gishtin” te taksat e shqiptarëve./Pamfleti

boja ujë ilirjan celibashi 384 milionë lekë