Anti-Mafia14 Maj 2023, 11:28

Ilirjan Celibashi, 37 milionë dollarë për një sistem të dështuar të votimit elektronik

Shkruar nga Pamfleti
Ilirjan Celibashi, 37 milionë dollarë për një sistem të
Sistemi i dështuar elektronik i votimit

Përveçse dështim, ka dyshime se kemi të bëjmë edhe me një korrupsion të Ilirjan Celibashit, mbasi sipas ekspertëve, flitet për pajisje të teknologjisë së prapambetur, megjithëse janë harxhuar 37 milionë USD me TVSH për blerjen tyre, por këtë le ta hetojë SPAK

Një javë më parë, “Pamfleti” paralajmëroi dështimin e procesit elektronik, duke iu referuar deklaratës së kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, i cili tha se mund të ketë probleme teknike me pajisjet, dhe kështu ndodhi vërtetë.

Në 30% të qendrave të votimit në mbarë vendin, votimet nuk nisën në orën 07:00 siç e përcakton Kodi Zgjedhor, për shkak se pajisjet elektronike të identifikimit të votuesve nuk funksionuan, ndërsa në afro 40% të qendrave të votimit, vazhdojnë bllokimet gjatë procesit.

Dështim i turpshëm, ishte te qendra në shkollën “Dëshmorët e Lirisë”, ku vetë kryetari i KQZ, Ilirian CeIibashi nuk mundi të votonte, sepse pajisja elektronike nuk punonte; por dhe te shkolla  “Ymër Lala” në Surrel, ku shkoi të votonte kryeministri Edi Rama me bashkëfshatarët e tij.

Edhe në 8 qendra votimi në Kamëz, në 6 qendra votimi në Vorë dhe në 18 qendra votimi në Elbasan ku votimi është elektronik, pajisjet janë jashtë funksionit, ndërsa KZAZ-të nuk ka pajisje rezervë, siç e detyron ligji.

Nga ana tjetër për 718 qendra votimi në shkallë vendi, me urdhër të kryetarit të KQZ, Ilirjan Celibashi, votimi do bëhet manualisht me lista emërore, si para 20 vitesh në fshatin Dushk të Lushnjës e në Ruzhdie të Fierit, kur për koincidencë Kryetar i KQZ ka qenë Celibashi.

Ky skandal me sistemin elektronik, është dështim i plotë i kryetarit të KQZ, Ilirjan Celibashi, përgjegjësit të vetëm që bën tenderët, përgatit dhe organizon procesin e votimit, por nuk garantoi proces normal.

Për krejt sistemin e elektronik të identifikimit të votuesve dhe sistemin e votimit elektronik në Elbasan, Kamzë e Vorë, Kryetari i KQZ, Ilirjan  Celibashi ka paguar 37 milionë USD me TVSH nga taksat publike, por afro 30 % e rrjetit nuk funksionoi, ndërsa në 18% të qendrave të votimit, do votohet me identifikim nëpërmjet listave emërore.

Përveçse dështim, ka dyshime për korrupsion të Celibashit, mbasi sipas ekspertëve, flitet për pajisje të teknologji e prapambetur, megjithëse janë harxhuar 37 milionë USD më TVSH për blerjen tyre, por këtë le ta hetojë SPAK./Pamfleti

ilirjan celibashi votimi elektronik 37 milionë dollarë