
E shtuna e 13 majit 2023, përveçse një ditë pushimi zyrtar, ishte dhe ditë heshtjeje zgjedhore, por për kryebashkiakun e Saliut dhe kaçurrelsin e Aliut, ishte ditë-natë aksioni KÇK me taksat e mbetura të shkodranëve
Ish-kryetar Bardhi, që “u nxi” e u shporr me votë masive nga shkodranët, duke e ndjerë dhe duke e pritur humbjen e mandatit, zbatoi zakonin e vjetër që kur ishte Zv/ministër i Shëndetësisë në pushtetin e Saliut, duke vendosur të mos largohet pa zhvatur çfarë të mundet deri orën fundit në detyrë.
Fakti është ky: E shtuna 13 maj 2023, përveçse ditë pushimi zyrtar, ishte dhe një ditë heshtjeje zgjedhore, por për kryebashkiakun e Saliut dhe kaçurelsin e Aliut, ishte ditë-natë aksioni KÇK me taksat e mbetura të shkodranëve.
Një ditë para votimeve, Bardh Spahia ka firmosur 9 tenderë me vlerë totale 1 milionë Euro e me procedurë të përshpjetuar si “punë publike emergjence”, çuditërisht për asfaltime rrugësh e rikonstruksion shkollash, të cilat nuk i bëri gjatë 1 viti mandat.
Tenderi më i madh është 325 milionë lekë, me objekt rikualifikimin të një blloku pallatesh në rrugën “Isuf Sokoli” Shkodër, me fond të miratuar nga Këshilli Bashkiak qysh më 27 dhjetor 2022, por Bardh Spahia e shpalli si tender 1 ditë para humbjes dhe do ta bëjë me 31 maj.
Tenderë të tjerë, janë këta: ”Rikonstruksion i ish-Shkollës Veterinare me vlerë 153 milionë lekë; rikonstruksion i rrugës “Memej” 118 milionë lekë; rikonstruksion i rrugës "Selim Gjyrezi" me vlerë 56 milionë lekë; Asfaltim i rrugës "Lulaj-Hot i Ri" me vlerë 48 milionë lekë etj.
Sipas regjistrit të Agjencisë së Prokurimit Publik, ish-Kryetari i Bashkisë në detyrë, Bardh Spahia ka dërgar për shpallje edhe 7 tenderë të tjerë me vlerë 610 milionë lekë, rikostruksion rrugësh e kanalesh, të cilët do t’i bëjë brenda datës 5 qershor 2023, ngaqë dorëzon çelësat te fituesi Benet Beci.
Nuk dihet, nëse i ka dhënë gjë Saliut e Ilirit, nga llokmat që ka marrë prej tenderit të pastrimit 5 milionë Euro që i dha ish-deputetit të PS, Sadri Abazi, ose nga tenderët gjatë 1 viti në detyrë, por dimë që para largimit nga detyra, Bardh Spahia po bën zero llogarinë e Bashkisë./Pamfleti