Anti-Mafia19 Maj 2023, 10:29

Fillon rimbursimi i parave të zeza që blenë zgjedhjet: FSHZH i jep Pëllumb Salillarit 3.9 milionë Euro

Shkruar nga Pamfleti
Fillon rimbursimi i parave të zeza që blenë zgjedhjet: FSHZH i
Pëllumb Salillari

Ky tender pa garë, është sajuar para zgjedhjeve lokale si fond për vota, prandaj gjatë fushatës, kompania e Pëllumb Salillarit shtroi çakëll e asfalt falas dhe dhuroi zarfe në Kuçovë e fshatra bashkë me krye bashkiakun Kreshnik Hajdari e ministrin Bledar Çuci

Një ditë pas zgjedhjeve të 14 majit, Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, ka njoftuar se i ka dhënë 3.9 milionë Euro Pëllumb Salillarit, me tender dukshëm e hapur vjedhje.

Objekti i tenderit është për ndërhyrje në zona sportive dhe lodra për fëmije sipas projektit “Dua te luaj”, të cilat do vendosen në fshatrat e Rajoneve nr. 3 e nr. 4 të Shqipërisë, që sipas FSHZH janë zonat e Vlorës e Korçës.

Projekti i fëmijëve “Dua të luaj” në fshatra, është sajesë për të bërë lojëra vjedhjesh të taksave publike, si kjo me 3.9 milionë Euro që i janë dhënë Pëllumb Salillarit, të cilat do justifikohen sikur lodrat në fshatra u vendosën, por janë vjedhur.

Fillon rimbursimi i parave të zeza që blenë zgjedhjet: FSHZH i

Ky tender është shpallur para zgjedhjeve lokale, si fond për vota, prandaj gjatë muajit të fushatës, kompania e Pëllumb Salillarit, shtroi çakëll e asfalt falas dhe dhuroi zarfe me lekë në Kuçovë e fshatra, bashkë me krye bashkiakun Kreshnik Hajdari.

Sipas denoncimeve të publikuara me zë e figurë, punonjësit e firmës “Salillari” janë përleshur disa herë me banorët e Lumasit gjatë fushatës, mbasi kryenin punime elektorale në favor të krye bashkiakut Kreshnik Hajdari, ndërsa vetë Pëllumb Salillari, u filmua duke ndarë lekë në makinë dhe nëpër rrugë e kafene të Kuçovës dhe fshatrave.

Tenderi është bërë vetëm me pjesëmarrjen e firmës “Salillari” e ofertë 100% të fondit limit, paçka se ishte më “Procedurë të Kufizuar”, që sipas neni 44 të ligjit “Për prokurimin publik”, duhen jo më pak se 2 firma, mbasi është mbi vlerën e lartë monetare.

Asfalti e çakëlli elektoral dhe zarfet që Pëllumb Salillari ka shpenzuar për votat e Hajdarit të Kuçovës dhe për “ushtrinë” që shoqëronte Bledar Çuçin në qarkun e Beratit, mund të kenë qenë 10% e vlerës së tenderit 3.9 milionë Euro, por Salilari jep një 1 thelë e zhvat dhjetë./Pamfleti

rimbursimi paratë e zeza pëllumb salillari fshzh 3.9 milion euro