Anti-Mafia20 Maj 2023, 14:46

3 ditë pas zgjedhjeve, Belinda Balluku edhe 930 mijë Euro për tunelin e Rrok Gjokës në Kardhiq

Shkruar nga Pamfleti
3 ditë pas zgjedhjeve, Belinda Balluku edhe 930 mijë Euro për
Në foto Rrok Gjoka dhe Belinda Balluku

Pas zgjedhjeve, Belinda Balluku i ka kërkuar ministrisë së Financave edhe 8 milionë Euro shtesë për Rrugën e Arbrit, ndaj po e shtrojmë një pyetje për SPAK: - A janë këto miliarda, llokma për Rrok Gjokën që financoi fushatën në 3 Bashkitë e Qarkut Dibër, ku ministrja është drejtuese politike?

Miliardat që po u jepen oligarkëve, me tenderë të sajuar menjëherë pas zgjedhjeve të 14 majit, duket sikur kanë lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama bërë pas marrjes së 53 bashkive, se kryesia e PS do bëjë analizën e bilancit të fitores për çdo votë e në çdo bashki.

Sepse nuk është rastësi, që 1 ditë pas zgjedhjeve të 14 majit, FSHZH me Kryetare Bordi Belinda Ballukun, i dha 3.9 milionë Euro për gjoja vendosje lodra fëmijësh në fshatrat e Korçës dhe Vlorës, Pëllumb Salillari që financoi fushatën në Kuçovë e Qarkun Berat.

Ndërsa 3 ditë pas zgjedhjeve, më 17 maj 2023, Drejtoria e Rrugëve që është në vartësi të ministres Belinda Balluku, ka sajuar e shpallur një tender me vlerë 930 mijë Euro me TVSH, për mirëmbajtjen e tunelit të Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvinë.

3 ditë pas zgjedhjeve, Belinda Balluku edhe 930 mijë Euro për

Ky tender është cilësuar “emergjent”, por disa fakte tregojnë se e vetmja “emergjencë” është të zhvaten mijëra Euro të tjera pas zgjedhjeve lokale, për të cilat kanë harxhuar oligarkët.

E themi këtë, mbështetur në dy fakte:

Së pari, Rrok Gjoka nuk i ka përfunduar akoma punimet në tunelin e Skërficës; dhe së dyti, sipas kontratës koncesionare e financiare, tuneli dhe krejt rruga për 10 vite, do mirëmbahen nga firma “Gjoka Konstruksion” që po e ndërton.

Mirëpo ministresha Belinda Balluku bashkë me Drejtorin e Rrugëve Evis Berberi, kanë sajuar këtë tender tip koncesioni me afat 4 vite, për mirëmbajtjen e këtij tuneli.

Po bëjmë një pyetje, që SPAK duhet ta hetojë: - A janë këto 930 mijë Euro, llokmë tjetër shtesë për oligarkun Rrok Gjoka, që financoi fushatën në 3 bashkitë e Qarkut Dibër, ku ministresha Belinda Balluku është drejtuese politike?

Nuk është rastësi, as informacioni i ardhur te “Pamfleti” nga ministria e Financave, që më 18 maj, ministresha Belinda Balluku ka kërkuar shtesë fondi 8 milionë Euro jashtë buxhetit 2023, për t’ia shtuar Rrugës së Arbrit që po ndërton Rrok Gjoka, për gjoja “punime të pa parashikuara nga shkaqe gjeologjike e teknike”.

Fakt/ Babloku e Balluku, i kanë shtuar Rrok Gjokës 120 milionë Euro me tepër se kontrata për Rrugën e Arbrit, dhe i kanë shtyrë 3 vite afatin e përfundimit; ndërsa për rrugën Kardhiq-Delvinë, i kanë shtuar 57 milionë Euro dhe i kanë shtyrë me 4 vite afatin e përfundimit./Pamfleti

rrok gjoka belinda balluku tuneli i kardhiqit 930 mijë eu