TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia14 Qershor 2024, 11:28

Hajduti “olimpik” Fidel Ylli, baterdi me fondet e KOKSH; SPAK të veprojë!

Shkruar nga Pamfleti

 

Hajduti “olimpik” Fidel Ylli, baterdi me fondet e KOKSH; SPAK
Fidel Ylli dhe Edi Rama /

Një palë atlete sportive, që në treg kushtojnë 15 Euro dhe 1 komplet sportiv futbolli kushton 160 Euro; ndërsa me tendrët që ka bërë Fidel Ylli, atletet i ka blerë 35 Euro/pala, ndërsa kostumet e futbollit i ka blerë 365 Euro, tamam si te tenderi i kapeleve të policëve...

Pas emërimit në krye të Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli i është futur dërrçe vjedhjes së fondeve miliona Euro që i ka dhënë qeveria për ekipet sportive shkollore dhe të ardhurave që siguron si institucion, nëpërmjet tenderëve dhe një administrate 3 herë më të madhe se sa ishte deri në muajin prill 2021 kur ai u bë “koka” e KOKSH.

Falsifikimet dhe vjedhjet që ka bërë Fidel Ylli, SPAK mund ti gjejë në Buletinin e Prokurimeve Publike dhe në Thesarin e Shtetit, por edhe në raportet kontabël vjetore që ai nuk i bën publike.

Më 20 tetor 2022, ka bërë tenderin 1.3 milionë Euro, për blerje uniforma sportive, peshqirë, çorape, çanta e tuta të loguara, ku morën pjesë 6 kompani; por Fideli e kishte bërë pazarin praprakisht dhe ia dha firmës “Arsia Konfeksion”, që kishte ofertën 400 mijë Euro më të lartë.

Përveç ofertës më të lartë, firma “Arsia Konfeksion Sh.p.k” është me objekt lëndë ndërtimi, projektime, ilaçe e tregëtim uniforma pune, por nuk është e specializuar për materiale sportive.

Po në vitin 2022,  Fideli i Komitetit Olimpik Shqiptar, tashmë i njohur si “usta” në vjedhjen e fondeve, ka bërë tenderin tjetër me vlerë 356 mijë Euro, për blerje atlete volejbolli e basktebolli; tender që i dha subjekit “Vangjush Gjergjefi”, i cili ka objekt vetëm tregtim uniformash ushtarake.

Në vitin 2023, “usta” Fideli ka bërë tenderin me vlerë 5.5 milionë Euro me TVSH, ku morën pjesë 3 ofertues, një ndër ta “Person Fizik”, por brenda 3 muajve ka bërë dhe tenderin tjetër “Loti i dytë”, me vlerë 880 mijë Euro e objekt blerje atlete volejbolli dhe basketbolli.

Edhe këtë herë, sipas pazarit paraprak, Fideli shpalli fitues subjektin “Vangjush Gjergjefi” dhe firmën “Josh. S Tex”, që në fakt janë të njëjtat, mbasi kanë si administrator Jani Gjergjefin.

Në vitin 2022, ka bërë tenderin me objekt: “Filmimi, transmetimi live i ekipeve sportive shkollore”, ku shpalli fituese firmën “Tibo” të mikut dhe ortakut të tij, me vlerë 456 mijë Euro, që është shifër fiktivie, ose më saktë vjedhje neto, mbasi nuk është bërë asnjë transmetim live.

Në listë janë dhe 6 tenderë të tjerë me vlerë totale afro 10 milionë Euro, të bërë me të njëjtën skemë: Pazar paraprak, kontrata me vlerë 99% të fondit  limit, cilësi e dobët e jo sipas kërkesave.

Përveç tenderëve, Fidel Ylli ka dhe një skemë me kanalin mediatik “Live Stream”, që ka  Komiteti Olimpik Shqiptar dhe është financuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (CIO), i cili duhet përdorur për filmim- transmetimin e aktiviteteve sportive.

Por pazarxhiu, falsifikatori e hajduti “olimpik” Fidel Ylli, bëri tenderin me vlerë 456 mijë Euro për filmimet dhe transmetimet live, madje aq fals e fiktiv ishte ky tender, sa u  zhvillua në nëntor 2022, ndërsa zbatimi i kontratës regjistruar sikur kishte nisur në janar 2022.

Vjedhja vazhdon me tenderin tjetër për filmime e transmetime live të aktiviteteve sportive për vitin 2023, me vlerë 1.3 milionë Euro të tjera e afat 3 vite, kur Komiteti Olimpik Shqiptar ka kanalin e tij televiziv sportiv “Live Stream”, tamam si kanali “ER-TV” i kryeministrit.

Komiteti Olimpik Shqiptar, aktualisht ka një “ushtri” me zyrtarë, të emëruar klientelisht e si qoka personale nga Fidel Ylli, mes tyre dhe shumë goca e çuna sipas “shijes” së Fidelit; të cilët marrin paga shumë të larta, ndërkohë që për sportistët mugojnë mjediset e kushtet.

Një nga krimet financiare që ka bërë Fidel Ylli, është ky fakt: një palë atlete sportive, që në treg kushtojnë 15 Euro dhe 1 komplet sportiv futbolli 160 Euro; ndërsa me tenderët që ka bërë Fidel Ylli, atletet i ka blerë 35 Euro/pala, ndërsa kostumet e futbollit i ka blerë 365 Euro, tamam si te tenderi i kapeleve të policëve./Pamfleti

hajduti olimpik fidel ylli koksh spak të veprojë

Lini një Përgjigje