Anti-Mafia11 Mars 2023, 11:22

Kur vettingun në polici e bën “ushtari i Ndraghet’as” Ardi Veliu; i zhyturi në krime, trafiqe e ryshfete

Shkruar nga Pamfleti
Kur vettingun në polici e bën “ushtari i
Ardi Veliu, shërbëtori i krimit

 

Kujtesë SHBA-BE/ Duke shfrytëzuar Vetting-un që e ka plotësisht në dorë, do veprojë me listë nga kryeministri i skandalit “McGonigal” dhe në pazare me oligarkë e trafikantë, për të shkarkuar drejtuesit e aftë e të ndershëm të policisë dhe të mbajë ata që i duhen mafies së pushtetit e grupeve kriminale

Prej 3 vitesh, kryeministri Edi Rama dhe grupet mafioze bllokuan vettingun në polici, me qëllim që të mos largohen drejtorët, shefat e komisariateve, të antikrimit ekonomiko- financiar, anti-drogës dhe drejtuesit qendror që mbrojnë grupet kriminale të lidhur me kupolën politike.

Një javë më parë, me diktat të partnerëve të SHBA-BE ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Bledar Çuçi, u vendos rinisja e vettingut në polici, duke filluar me 300 shefa në postet drejtorë qendrorë, drejtorë e zv/drejtorë policie në qarqe, shefat për sigurinë, rendin, hetimin e krimeve ekonomike, anti-drogës, të qarkullimit rrugor dhe shefat e komisariateve.

Më 10 mars, 300 shefave u janë dhënë formularët e vetë-deklarimit për 5 aspekte: Figura penale; integriteti në detyrë; burimi i pasurisë; përfshirja e të afërmve familjarë e krushqi në veprimtari kriminale dhe nëse kanë apo jo lidhje me persona të botës së krimit, ndërsa komisioni do bëjë vlerësimin profesional.

Hetimin për vetë-deklarimet, denoncimet dhe dosjet e drejtuesve policor, do ta drejtojë ish-drejtori Ardi Veliu, drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, sepse kështu e ka vendosur kryeministri Edi Rama, duke ndryshuar Ligjin 12.2018 “Për Vettingun në Polici”, 3 muaj pas emërimit të Ardi Veliut në këtë detyrë.

Për kujtesë të SHBA-BE, vettingun e 300 shefave kryesor të policisë, do ta bëjë, ish-Drejtori i Policisë, Ardi Veliu, “monstra” i lidhur në interesa me krye-trafikantë droge si Klement Balili, Agron Xhafaj, Gramoz Murataj, Trifon Murataj i “Bana King”, Roland Ziu, Ervin Mata i hotel  “Victoria” e kullës te ish-Ekspozita e shumë të tjerë në Vlorë, Fier, Tiranë, Durrës, prej të cilëve Ardi Veliu ka marrë paga mujore ilegale, makina luksoze e apartamente banimi.

Është tmerr e turp për shtetin shqiptar dhe tolerim për partnerët ndërkombëtar të policisë, që vettingun në policinë “e krimbur” shqiptare, ta bëjë Ardi Veliu, krye mafiozi i lidhur në interesa e aktivitete kriminale me persona në kërkim si Talo Çela e Florenc Çapja të Elbasanit.

Po kështu, është i skeduar për dekonspirim aksionesh anti-droge, anti kontrabande e mos arrestime kriminelësh të rrezikshëm në Vlorë, Durrës, Tiranë, Fier, Gjirokastër, Shkodër; për zhdukje provash në 3 vrasje dhe i lidhur me grupin mafioz “Ndraghet’a”.

Po e bëjmë këtë kujtesë për SHBA-BE, mbasi Ardi Veliu, duke shfrytëzuar Vetting-un që e ka plotësisht në dorë, do veprojë me listë nga kryeministri i skandalit “McGonigal” dhe në pazare me oligarkë e trafikantë, për të shkarkuar drejtuesit e aftë e të ndershëm të policisë dhe të mbajë ata që i duhen mafies së pushtetit e grupeve kriminale./Pamfleti

 

vettingu në polici mafia ardi veliu krime trafiqe