TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia31 Korrik 2025, 19:16

Oficeri i Policisë, Vojo Peçi, i vëllai i Termetit, mban peng një plazh ushtarak në Porto Palermo

Shkruar nga Pamfleti
Oficeri i Policisë, Vojo Peçi, i vëllai i Termetit, mban peng
Vojo Peçi /

Ndërsa qeveria urdhëron çlirimin e hapësirave publike, oficerë të lidhur me politikën nuk preken. Rasti i Vojo Peçit është simboli i pandëshkueshmërisë së zaptuesve me uniformë...

Megjithëse pas urdhërit të kryeminstrit Edi Rama, u rrafshuan bujtinat në Theth dhe janë hequr tenda në trotuarët e Tiranës e disa qytete, policia e shtetit, bashkitë dhe IKMT, nuk po prekin hapësirat publike që kanë zaptuar disa drejtues policie të lidhur me qeverinë.

Rast tipik i kësaj paprekshmërie, është territori dhe plazhi publik te zona e quajtur “Gjiri i fshehur” në zonë ushtarake të Porto Palermos, të cilin e ka “pushtuar” oficeri i policisë kriminale në Qarkun e Vlorës, Vojo Peçi, vëllai i ish-kryebashkiakut e deputetit Tërmet Peçi.

“Cubi” Vojo Peçi, i skeduar nga SHISH dhe nga vetë policia, si kultivues parcelash kanabisi e trafikant droge, kur ishte oficer krimesh në Gjirokastër e Kuçove dhe tani në Policinë e Qarkut-Vlorë; sipërfaqen e tokës dhe plazhin në Porto Palermo, nuk e ka pronë të blerë, as të trashëguar nga babai Nuro Peçi e as të dhënë me vendim qeverie.

Po ai e ka rrethuar me gardh, i ka vendosur portë hekuri e roje me armë ilegale, tamam si bazë ushtarake e “ISIS”, dhe brenda saj ka ndërtuar hotel, parking, ka vendosur bujtina e çadra plazhi me shezlongë dhe lejon vetëm ata që kalojnë pushimet atje e që paguajnë për plazh ditor.

Sipas denoncimeve, ata pushues e turistë vendas dhe të huaj, që kanë kërkuar të futen në zonën e rrethuar, nuk u është hapur porta e hekurit, ndërsa ata që kanë tentuar të futen apo janë futur, janë kërcënuar e rrahur nga rojet dhe “trimat” që ka vënë Vojo Peçi.

Drejtorit të Përgjithshm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, Drejtorit të Policisë të Qarkut-Vlorë ku ky është ofcer dhe kryeministrit Edi Rama, i janë dërguar denoncime për këtë zaptim territori, të cilat i kanë publikuar dhe media me pamje konkrete.

Por policia dhe asnjë nga institucionet lokale e qendrore të shtetit, nuk po guxon të çlirojë sipërëfaqen tokë e plazh publik në Gjirin e Fshehur të Porto Palermo, të zaptuar nga Vojo Peçi, sic thuhet, bashkë me të vëllain Tërmet Peçi deputet i PS-ës.

Sepse për çlirimin e kësaj hapësire publike, heqjen e gardhit, portës, çadrave e shezlongëve dhe prishjen e hotelit të Vojo e Tërmet Peçit, nuk ka dhënë urdhër “Komandanti” Edi Rama.

Mëngjesin e të dielës, Babloku i dha urdhër krye-policit Ilir Proda, për të shkarkuar e përjashtuar nga policia, të gjithë ata punonjës e që kanë rrethuar e zaptuar hapësira publike në plazhe dhe i përdorin për fitime duke zhvatur qytetarët.

Por oficeri Vojo Peçi nuk e ka liruar sipërfaqen dhe plazhin që ka uzurpuar në Porto Palermo, ndërsa krye-polici Ilir Proda, nuk po e pëjashton nga polica.

Tani pyetja që mbetet për t’u bërë është kjo: - Kryeministër! A do çlirohet hapësira që ka zaptuar oficeri Vojo Peçi dhe a do ta shporrësh nga radhët e policisë?/Pamfleti

vojo peçi porto palermo

Lini një Përgjigje