Anti-Mafia16 Maj 2023, 15:48

Policia fsheh emrin e “NOVARIC” të Alban Thikës, si trafikuese e klandestinëve afrikanë të kapur më 11-13 maj

Shkruar nga Pamfleti
Policia fsheh emrin e “NOVARIC” të Alban Thikës, si
Alban Thika

Më 22-26 maj 2023, baza mafioze e trafikimit të klandestinëve drejt BE që ka ngritur Alban Thika në Shkodër, do organizojë një gjoja panair rekrutimi, punësimi e kualifikimi punëtorësh të huaj, si maskë për të fshehur aktivitetin e vërtetë kriminal që kryen...

Në datat 11, 12 e 13 maj 2023, nëpërmjet operacionit “Kontrata”, policia kapi në Memaliaj e Tiranë 24 shtetas nga 3 vende të Afrikës, të cilët po transportoheshin drejt një qendre kursesh e rekrutimi punësimi në Shkodër, me qëllim trafikimin drejt vendeve të BE.

Ndërsa me aksionin “Rreth-rrotullimi”, policia kapi në Shkodër 10 shtetas nga Bangladeshi, të cilët pasi kishin hyrë me listë-kontrate pune false dhe ishin fshehur 1 javë në këtë qytet, po trafikoheshin drejt Malit të Zi e prej andej në Itali.

Transportuesi i klandestinëve afrikanë të kapur në Memaliaj, shtetasi turk E. P., 39 vjeç, i deklaroi policisë se do t’i çonte në Shkodër për punësim te qendra e rekrutimit “Novaric”, që kishte lidhje me shefat e tij në Stamboll dhe i kalonin nëpërmjet Greqisë.

Klandestinët e kapur në Tiranë që çoheshin në Shkodër, dhe ata që u kapën në Shkodër gati për të kaluar kufirin, paraqitën dokument me logo “NOVARIC-Tirana”, “NOVARIC- Shkodra” e “NOVARIC-Malta”, ndërsa transportuesit pranuan se punonin për Alban Thikën.

Në 3 njoftimet e Policisë së Shtetit për 3 aksionet e datave 11, 12 e 13 maj 2023, u bënë publik inicialet e transportuesve, vendbanimet e tyre, numri dhe shtetësitë e klandestinëve, madje edhe fakti që trafikoheshin me kontrata pune false nga një subjekt privat në Tiranë e Shkodër.

Por nuk u bë publik, emri i qendrës “NOVARIC” dhe i pronarit të saj Alban Thika, shtetas maltez, i cili është bosi i trafikimit të klandestineve nga Bangladeshi, Nigeria, Algjeria, Angola, Nepali, Filipinet, Gjeorgjia, Tunizia, Salvadori,  Uganda, Gana, Kenia, Mozambiku, Senegali etj.

Kush e mbron te kupola e policisë shqiptare dhe kush e shpëton nga drejtësia, krye trafikantin Alban Thika të qendrës “NOVARIC”, të maskuar si gjoja “Akademi” kualifikimi e punësimi ta huajsh, duke e lejuar të vazhdojë aktivitetin e trafikimit të tyre drejt vendeve të BE nga kufiri verior?

Emri i Alban Thikës, është hequr nga raporti policor e nuk është çuar në prokurori, as më 21 janar 2022, kur të 25 klandestinët afrikanë të kapur në Tiranë, deklaruan se ishin rekrutuar për gjoja punësim nga firma  “NOVARIC” në Shkodër dhe kishin paguar nga 5000-6000 USD.

Firma “Novariç” doli dhe në aksionin e datës 22 shkurt 2022, për arrestimin e grupit nga Shkodra e Tirana, si pjesë e bandës që në 35 raste kishte trafikuar 1200 afrikanë tranzit nëpër Shqipëri, por në dosjen policore dërguar në SPAK, emri i kësaj firme mungonte.

SPAK i kërkoi policisë, të specifikonte cila ishte firma që kishte porositur punëtorë të huaj me kontrata e pronari i saj, por policia nuk ia dërgoi, duke fshehur rrjetin mafioz “NOVARIC” të trafikimit tranzit nga Shqipëri dhe bosin e  saj Alban Thika.

Më 22-26 maj 2023, baza mafioze e trafikimit të klandestinëve drejt BE që ka ngritur Alban Thika në Shkodër, do organizojë një gjoja panair rekrutimi, punësimi e kualifikimi punëtorësh huaj, si maskë për të fshehur aktivitetin e vërtetë kriminal që kryen./Pamfleti 

 

alban thika novaric policia klandestinë