Indicie për SPAK, është fakti që për 7 vitet 1994- 2001 në moshën 22-29 vjeç, deputet prifti Toni Gogu alias Oltion Gogu, nuk deklaron nëse ka qenë brenda apo jashtë Shqipërisë dhe më çfarë punësh është marrë...
Një nga personat që duhet të jetë subjekt hetimi i SPAK dhe komisionit parlamentar “Xhafaj” për luftën anti-korrupsion, është anëtari i këtij komisioni, deputeti i PS, Toni Gogu alias Oltion Gogu, ndaj të cilit ILDKPI, nuk i është bërë verifikim pasurie gjatë 25 viteve në detyra shtetërore.
Një vëzhgim i thjeshtë në pasuritë e tij, qysh prej deklarimit të parë në vitin 2004 kur ishte Kancelar i Gjykatës së Tiranës e deri sot, krahasuar me të ardhurat, tregon se priftit deputet Toni Gogu, duket sikur i kanë rënë miliona nga qielli, duke iu lutur Zotit.
Fillimisht, ai deklaron se ka patur vetëm 1 banesë 120 m2 me vlerë 46 milionë lekë, për të cilën thotë se e ka blerë me kredi të marrë në një bankë, por deri sot nuk ka deklaruar shlyerje të saj.
Në vitin 2005 kur ishte ende Kancelar i Gjykatës dhe pas largimit nga kjo detyrë, deputet priftit Toni Gogu, i kanë “rënë nga qielli”, miliona, me të cilat ka blerë makinë 4.5 milionë lekë; ka shlyer një borxh 7 mijë dollarë dhe ka lidhur kontratë sipërmarrje me vlerë 13 mijë dollarë, ndërsa paralelisht ka shyer kredi 36 mijë dollarë.
Në vitin 2006, pasi filloi punë në Bankën e Shtetit, deputet priftit Toni Gogu i kanë rënë më shumë miliona nga qielli; me të cilat ka blerë 3 toka 1500 m2, 855 m2 e 423 m2 me vlerë totale 24 milionë lekë, një kontratë sipërmarrje 12 mijë dollarë dhe ka shyer një borxh 3200 Euro.
Në vitin 2007, kur ishte në vitin e dytë të punës si jurist te Banka e Shqipërisë, deputet priftit Toni Gogu ka porositur apartament 190 m2 me vlerë 85 milionë lekë, dhe 1 apartament me vlerë 34 mijë dollarë, të dy me kredi paralele, por ka shlyer edhe 8200 dollarë borxh.
Në vitin 2008, ka blerë makinë 20 mijë Euro dhe marrjen e një kredie me vlerë 4900 Euro për blerjen e 1 makine tjetër; ndërsa në vitet 2009-2012 ka deklaruar shlyerje paralele të 4 kredive.
Çudi është fakti, që gruaja Edlira Gogu, është regjistruar me pagë mujore 30 mijë lekë te OJF-ja e saj “Pro familjes”, por ka deklaruar të ardhura të shumta, ndërkohë që ka deklaruar mijëra Euro të ardhura si paga te fondacioni “Fara e Shpresës-Shkozë”, i cili nuk figuron i regjistruar.
Në vitin 2013 pasi ishte larguar nga Banka e Shtetit dhe emëruar Drejtor i Sigurimit të Depozitave, prifti Toni Gogu, ka deklaruar 10 milionë lekë investim në fondin e pensioneve dhe shlyerje paralele të kredive bankare, ndërsa në vitin 2014 deklaroi 6 milionë lekë kursime Cash.
Në vitet 2016-2017, pasi iku nga detyra si Drejtor i Përgjithshëm i Sigurimit të Depozitave, deklaroi blerjen e një toke me sipërfaqe 1268 m2 me vlerë 34 milionë lekë në Pezë, mbi të cilën ka ndërtuar një banesë me sipërfaqe 244 m2, me vlerë ndërtimi 54 milionë lekë.
Por ka porositur ndërtimin e një banese tjetër, me sipërfaqe 80 m2+11 më verandë mbi 100 m2 tokë në vlerë 100 mijë Euro, si dhe deklaron blerjen e 2 makinave “Benz 203-C 200” e “Benz 320-CDI” me nga 4800 Euro dhe ka 20 milionë lekë depozitë bankare.
Në vitn 2018, kur ishte Zv/ministër Drejtësie, deklaron shtim depozite 25 mijë Euro; 1.9 milionë lekë të ardhura të gruas nga emisioni “E Diela Shqiptare” dhe shlyerjen e kredive; ndërsa pas vitit 2019 e deri në vitin 2024, kur ishte kryetar i Këshillit Bashkaik, Prefekt i Tiranës e deputet, deklaroi 15 milionë Euro kursim Cash në shtëpi, rimoblim shtëpie dhe shlyerje të kredive.
Përveç shpenzimeve për jetesën e luksit që bënë dhe mbajtjen e një tufe qensh e macesh në banesë, ndërkohë që bashkëshortja Edlira Gogu dhe dy fëmijët Antonia e Teojorg Gogu, deklarojnë paga mujore nga 30 mijë lekë te OJF e tyre “Pro Familjes”.
Indicie për SPAK, është fakti që për 7 vitet 1994-2001 në moshën 22-29 vjeç, deputet prifti Toni Gogu alias Oltion Gogu, nuk deklaron nëse kanë qenë brenda apo jashtë Shqipërisë dhe më çfarë punësh është marrë, për të cilat do flasim në vijim./Pamfleti
Lini një Përgjigje