TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia12 Maj 2025, 14:13

Sali Berisha, simbol i një cikli të neveritshëm politik, një kufomë e pakallur që mban në këmbë Edi Ramën

Shkruar nga Pamfleti

 

Sali Berisha, simbol i një cikli të neveritshëm politik, një
Sali Berisha /


Shqiptarët janë viktima të një mashtrimi që quhet “kult i vdekjes Berisha”...

Në çdo zgjedhje, opozita ka hyrë me të njëjtën shpresë, me të njëjtën llogari dhe me të njëjtin rezultat: Edi Rama fiton. Dhe arsyeja kryesore ka një emër të vetëm: Sali Berisha.

Për një popull që kërkon ndryshim, është absurde të futesh në garë me të njëjtët karikatura politike që kanë dështuar dhjetëra herë dhe të presësh një përfundim të ri. Berisha është një ekuacion i kalbur politik: gjithmonë del keq e më keq, por militantët e verbër vazhdojnë t’i japin vlerë, siç fanatikët që luten para një ikone.

Sali Berisha është humbësi më i madh në historinë politike të Shqipërisë. I rrethuar nga familja e tij, nga një grusht besnikësh që nuk kanë as idetë dhe as guximin të përballen me të, ai sot nuk drejton opozitën; ai e pengon atë. Ai nuk është më alternative, ai është pengesë.

Opozita ka vdekur, por s’po e varrosin

Berisha është një kufomë politike që refuzon të varroset. Ai ka humbur gjithçka: zgjedhjet, besimin, mbështetjen ndërkombëtare, moralin publik. Ka fituar vetëm një gjë: urrejtjen e heshtur të atyre që do të donin ta rrëzonin Ramën, por e kanë të pamundur me këtë kufomë mbi shpinë.

Nëse Rama është armiku politik i opozitës, Berisha është sabotatori i brendshëm i saj. Ai është njeriu që i dhuron Ramës fitoren, pastaj ankohet për vjedhje. Ai është njeriu që zhduk çdo zë të ri, vetëm për të qëndruar vetë në majë të një mali të djegur.

Asnjë qytetar normal nuk e përtyp më hipokrizinë e Berishës kur akuzon Ramën për familjarizim, korrupsion, oligarki. Sepse në çdo pasqyrë që ngre, shfaqet vetë surrati i tij; me Jamarbrin, Argitën, Shkëlzenin, ‘ndërkombëtarët’ me porosi dhe marrëveshjet e pazarit.

Ai që i hapi rrugën Ramës në 2013, sot është sponsori kryesor i mbajtjes së tij në pushtet në 2025.

Përfundimi është i qartë: Saliu nuk mund të fitojë më, por ai as nuk lejon të fitojë dikush tjetër

Ai nuk është më thjesht humbës. Ai është simboli i një cikli të neveritshëm politik, që ka mbërthyer Shqipërinë në vendnumëro. Dhe shqiptarët që ende hyjnë në këtë ekuacion absurd, duke menduar se herën tjetër do jetë ndryshe, janë viktima të një mashtrimi që quhet “kult i vdekjes Berisha”.

Berisha nuk është “baba i demokracisë”. Ai është murtaja e opozitës.
Dhe çdo ditë që ai e mban peng këtë hapësirë politike, është një ditë që Edi Rama gëzon në pushtet, duke grabitur pasuritë publike dhe pa bërë asgjë./Pamfleti

sali berisha cikël i neveritshëm politik kufomë e pakallur

Lini një Përgjigje