Zbardhet e gjithë skema e ngjarjes tragjike në Serbi.
Adoleshenti Kosta K. vrau nëntë persona mëngjesin e sotëm në shkollën "Vladislav Ribnikar", mes të cilëve tetë nxënës dhe rojën e shkollës. Sipas autoriteteve, ai e planifikoi krimin për një kohë të gjatë dhe kaloi më shumë se një muaj në banesë duke punuar për të vënë në jetë planin e tij.
Zyrtarët e policisë publikuan një listë të personave që studenti Kosta K. kishte planifikuar të vriste. Ai kishte edhe letra në dhomën e tij, në të cilat shihej se po hartonte një plan për të zbatuar qëllimet e tij.
Në një fletë shihet se ka vizatuar se si duket shkolla "Vladislav Ribnikar" dhe ka ndarë se klasat sipas katit.
Ai gjithashtu shkroi në një copë letër se cilët ishin "objektivat e tij prioritare".
Siç ka njoftuar më herët sot shefi i Policisë së Beogradit, Veselin Miliç, ende nuk është përcaktuar zyrtarisht motivi i krimit të tmerrshëm, i cili tronditi opinionin.
“Klasa e historisë ishte afër hyrjes së shkollës dhe klasa e tij kishte orën e parë lëndën e historisë”. “Pas mbërritjes në shkollë, ai ka qëlluar menjëherë në rojen e sigurimit. Më pas është kthyer nga fëmijët dhe ka qëlluar”, tha Miliç.
Duke folur për listën me emrat e studentëve që planifikonte t'i likuidonte, Miliç theksoi si vijon: "Skica duket si diçka nga një video lojë ose një film horror, duke treguar se ai po planifikonte në detaje se si të hynte në shkollë dhe sa do ishte numri i vrasjeve në klasat VII-2, VII-3, VIII-4".
Por edhe pse u vranë 9 persona, ai duket se do ja hedhë paq. Sipas prokurorisë ai mund të mos ngarkohet me përgjegjësi penale sepse nuk e ka mbushur ende moshën 14 vjeç.
Ndërkohë policia ka arrestuar babanë e tij, i cili do qëndrojë për 48 orë në paraburgim. Po ashtu ndaj të miturit do të kryen analiza toksike, pasi ka dyshime se mund të ketë qenë nën efektin e lëndëve narkotike.