TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Shkurt 2026, 19:10

4 vite luftë, Papa Leone XIV thirrje për negociata urgjente: Paqja nuk mund të shtyhet më!

Shkruar nga Pamfleti
4 vite luftë, Papa Leone XIV thirrje për negociata urgjente: Paqja nuk
Papa Leone XIV

Papa Leone XIV ka bërë sërish thirrje për ndalimin e menjëhershëm të luftës në Ukrainë, duke e cilësuar paqen si një nevojë urgjente që nuk mund të shtyhet më.

Gjatë lutjes së Angelusit në Sheshin e Shën Pjetrit, Ati i Shenjtë kujtoi se “kanë kaluar katër vjet që nga fillimi i luftës kundër Ukrainës”, duke e cilësuar konfliktin si një plagë të hapur jo vetëm për Evropën, por për mbarë botën.

Në mesazhin e tij, Papa përsëriti apelin për armëpushim dhe për intensifikimin e përpjekjeve diplomatike.

"Paqja nuk mund të shtyhet. Është një nevojë urgjente që duhet të gjejë hapësirë në zemra dhe të përkthehet në vendime të përgjegjshme. Le të ndalojnë armët, le të ndalojnë bombardimet, të arrihet armëpushim pa vonesë dhe dialogu duhet të forcohet për t’i hapur rrugën paqes”, u shpreh ai.

Deklaratat e Papës vijnë në një kohë kur lufta në Ukrainë vijon të shkaktojë viktima dhe dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa përpjekjet për ndërmjetësim ndërkombëtar mbeten të ndërlikuara.

Gjatë muajve të fundit, Ati i Shenjtë ka theksuar vazhdimisht nevojën për negociata dhe për një zgjidhje paqësore të konfliktit, duke ftuar komunitetin ndërkombëtar të veprojë me përgjegjësi dhe urgjencë.

1 Komente

  1. G
    Gjithmonë me SHBA

    Më i shquari dhe më i nderuari Papa Leone IV.

    Lini një Përgjigje